LDK-ja e shpall fitoren e Përparim Ramës në Prishtinë

Bota Sot

Lumir Abdixhiku dhe Përparim RamaAbdixhiku: Përparim Rama është kryetar i Prishtinës
(E plotësuar) – Përparim Rama: Zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama në konferencë për media së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë shpallur fitoren në kryeqytet.

Rama para gazetarëve tha se zotohet se do të jetë kryetar i të gjithëve.

“Emocionin e kësaj fitore s’mundem me përshkru me fjalë kjo është fitore e secilit banor pa dallime. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar, vota jote sot më fuqizon me privilegjin me qenë kryetar i Prishtinës, të kryeqytetit që duke qenë i gjithë Kosovës. Unë Përparim Rama kryetar i Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, që punoni dhe jetoni këtu”, tha Rama.

Abdixhiku: Përparim Rama është kryetar i Prishtinës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës.

Në një konferencë për medie, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës, duke thënë se do të kujdestarojnë në Prishtinë me kujdes të madh.

“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

“Ti falënderoj qytetarët që kanë treguar kulturë të lartë, t’i falënderoj komisionerë e vëzhguesit. Në basë të dhënave të konfirmuara tash më LDK është fituese e kryeqytetit të Prishtinës. Më lejoni t’i shpall fitoret në Fushë Kosovë, Junik, Dragash, Viti dhe po presim numërimin në komunat e tjera është arritje për LDK dhe për kryeqytetin”.