KY ËSHTË “DREJTIMI I DUHUR?”

Nga Zef Zefi

Bilanci i ububushem i rilindjes;
Mijera hektarë drogë. Tonelata të tera kapen nga policitë e huaja.
Mijëra qytetarë te implikuar të arrestuar, për mbjellje, trajtim e sidomos qindramijera të rinj perdorues, viktima e te vrare.
Të tjerë të helmuar që do vetëvriten nga “melhemi” rilindas.
Banda e banditë që kontrollojnë e mbajnë në rrethim Policinë e Shtetit, të tjerë me koperturë politike, mbajnë nën kontroll institucionet shtetërore.
Banda të tjera mediatike që manipulojnë, kontrollojnë e çorodisin opinionin shoqëror, shoqërinë civile, partitë e partizat politike
Indiferentizëm e degradim moral i inteligjencës së kombit që duhet te ishte zeri i parë i sensibilizimit .
Rritje galopante e borxhit te brendshëm e të jashtëm, mungesë totale investimesh nga jashtë.
Zero investime të brendshme, perjashtuar fasadat e turpshme pa asnjë impakt ekonomik as të ardhurash as konsumi, të bera nga oligarkët për të thithur lekun publik me bekimin dhe liçensimin e Qeverisë.
Konçensime mafioze të burimeve ekonomike dhe sherbimeve publike.
Vdekje e biznesit të vogël paralizë e biznesit të mesëm, pasurim eksponencial i oligarkisë. Paralizë e korruptim i pushtetit vendor.
Rrjedhje valutës së vendit
Rritje e informalitetit.
Varfëri ekstreme.
Hemoragji demografike me shifra që i korrespondojnë vetëm viteve 90 dhe 97-98(vini re kush qeveriste ne keto vite dhe sot si atëherë)