“Kuvendi” si Premiera Finale e “Foltores”

Nga Gëzim  Basha *

Konflikti i Berishës me Bashën ka në esencë përplasjen e ashpër midis një temperamenti jopolitik me një mendje më politike. Berisha shfaqet si pre e pezmit dhe ankthit personal për fatin e vet politik, ndërkohë që Basha ka qetësine e një kalkuluesi të sigurt të atyre rrethanave politike që mundësuan çlirimin e PDsë nga një barë sa e rëndë, po aq e kotë—praninë e Berishës si lider “de fakto.”
Berisha, për shkak të monologëve kseahës në sfond të monotonisë publike, ja del të galvanizojë rreth vetes atë që është qartazi pakicë—pjesën e zhurmshme të PDsë, ata që e kanë zanat pjesëmarjen në tubime, përfshi këtu pijanecët, rapsodët shëtitës, dhe të gjithë ata që jetojnë me kompleksin e jetimit të mbetur rrugëve tash tetë vjet.
Basha, ka me vete shumicën e heshtur, pjesën racionale të antarësisë, pjesën më të iluminuar, ata qē dëshirojnë riformatimin e partisë si një forcë politike normale, pa dualitet nē lidership dhe pa suvenirin e një Kutie Pandore problemesh me SHBA-në.
Kuvend kombëtar të PDsë nuk ka pse të ketë dhe nuk ka për të pasur! Në 11 Dhjetor do të ketë vetem nje premiere finale të trupës shetitese “Foltore,” ku spektatorët pritet të jene edhe aktore aktive.
Hyrja në të mund të jetë falas, por dalja do t’i kushtojë së pari regjisë!

*ish kryetar i PD -Gjirokastër