Kuvendi Kombëtar, shansi i Bashës për veten dhe PD-në

Nga Nebil Çika

PD në fund te prillit ka thirrur Kuvendin Kombëtar ku siç po diskutohet pritet te debatohet e te vendoset për te ardhmen politike e elektorale te sajë. Nga debati , propozimet dhe diskutimet e deri tanishme duket se debati po orientohet nga problemet teknike, (statutore ) duke lënë, me apo pa qellim, jashtë vëmendjes problemin e vërtetë te PD atë politik dhe ideologjik .
PD qe nga viti 2013 PD-ja ka pësuar tre humbje të thella te cilat përveç , manipulimit te zgjedhjeve , kane edhe arsye te forta politike e elektorale . Mendoj se problemi me i madh i PD-së është ai ideologjik i cili ne një fare mënyre është pranuar edhe nga lideri i saje historik Sali Berisha me deklarimin para pak kohe qe PD nuk është një parti ideologjike, një e vërtetë koj e provuar një 28 vjet te ekzistencës se kësaj partie. Un mendoj se pikërisht ky problem është edhe thelbi i krizës politike e elektorale te PD dhe nuk leshte problem i ri por pasoje e një problemi te mbartur qe me lindjen apo themelimin e saje.
Antikomunizmi
PD lindi ne vitin 1990 ,te paktën politikisht ,si përflasim elektoral i atyre shqiptareve qe për 45 vjet diktaturë komuniste u përjashtuan elektoralisht e u persekuton politikisht për arsye ideologjike, luftës se klasave bazës se sundimit komunist ne Shqipëri. Ne këto kushte , PD-ja u mirëprit e mori mbështetje politike e elektorale nga kjo pjese e shqiptareve qe i ka mbetur besnike edhe tani . Shtresa antikomuniste apo me mire te themi ajo e përjashtuar politikisht dhe elektoralisht nga diktatura ishin kryesisht, ish te përndjekurit politike kundërshtar ideologjike te regjimit dhe pronaret legjitime qe ne 90 % te tyre janë e njëjta pjesë e shqiptareve. Sigurisht qe kësaj shtrese ju bashkuan edhe mijëra shqiptare te tjerë qe donin lirinë demokracinë e shtetin ligjor te cilët mbështetën PD-në ne fitoret e saje politikë e elektorale . Fillimet e pluralizmit politik PD-se i mjaftoi vetëm retorika antikomuniste për marre mbështetjen e shumicës se shqiptarëve , mirëpo me kalimin e kohës vit pas viti individë e shtresa te caktuar humben besimin, u zhgënjyen dhe një pjese edhe u tërhoqën nga kjo mbështetje duke e at ehje opozitë. E gjithë kjo pers hak te qëndrimeve jo korrekte ideologjike e politike te PD. E vetmja shtrese qe i ka qëndruar me se shumti besnike PD-se janë te përndjekurit politike te komunizmit veçanërisht ata antikomuniste. Ne kushtet kur te përndjekurit antikomuniste e kane te pa mundur te votojnë persekutorët apo bijtë e tyre ata kane zgjedhur ne mënyre permanente te mbështesin e votojnë PD si e keqja me e vogël. Mirëpo ne se te përndjekurve te lindur e rritur ne diktuare u mjaftonte kohe me parë vetëm retorika antikomuniste e PD-se , sot pas 28 vjetësh dështim ne këtë aspekt ,retorika nuk mjafton më. PD , ne rastin me te mire ka dështuar ne misionin e saje antikomunist por ne se kthejmë kokën mbrapa shohim ka dyshime edhe prova të qenësishme ajo vete ajo nuk e mori kurrë seriozisht ketë mision historik, ne fakt arsyeja pse ajo lindi si force politike. Fakti qe sot , pas 28 vjetësh ne pushtet janë komunistet është prova me e madhe e dështimit te PD-se me anti-komunizmin . Sot Nr2 i shtetit është ish ministri i fundit i brendshëm i qeverise se diktaturës komuniste, ndërkohë q edhe Nr1 është shfaqur publikisht ne nderim te komunizmit dhe drejtuesve e simboleve te tij. Nuk mund te themi qe PD nuk ka asgjë antikomuniste ne aktivitetin e saj por antikomunizmi i saj ka qene retorik , selektiv , jo parimor, propagandistik dhe me faza , kryesisht ne periudhat ne opozitë . Ne periudhat ne pushtet , përveç mandatit te pare 1992-1996 , kur edhe mund ta aplikonte ani- komunizmin e saje PD e ka shmangur, apo me keq , e ka braktisur këtë mision historik. Dhe ja ku jemi komunistet janë sot në pushtet më të fortë se kurrë , ne pushtet absolut jo vetëm politik.
Pronat
Një nga problemet me te mëdha te PD-se është prona , raporti i saje me te. Thash qe pronaret legjitime ishin dhe janë ne masë mbështetës te PD-se. Mirëpo ne këtë pike PD ka pësuar edhe dështimin me te madh politik e elektoral. Ligji 7501, ligji për privatizimin e pronave shtetërore, ligjoi për kthimin dhe kompensimin e kthimin e pronave etje ne lidhje me pronat votuara nga PD-ja kane bere qe interesat e pronareve legjitime te goditen drejtpërdrejtë duke lenë te pa kënaqur masën dërmuese te mbështetësve te PD. Me ketë qëndrim për pronën, qe është pranuar si gabim edhe nga Berisha e drejtues te tjerë te PD-se , PD ka shkelur rende jo vetëm vijat ideologjike te një force politike te qendër se djathte siç pretendon se është ajo por edhe një nga te drejtat themelore universale te njeriut , gjë qe zhvleftëson pretendimet e saje politike e elektorale për Shtetin e te Drejtës . Me pronat dhe pronaret legjitime PD u soll ne mënyre populiste apo me mire te themi komuniste duke goditur kështu pas shpine bazën e saje politike e elektorale. Por ky tajitim i pronës solli edhe rrënimin e ekonomisë dhe e kaloi koston e këtij trajtimi politik e juridik te pronës te qytetaret . Sipas studimeve ,krimet me shkak ligjin 7501, janë ato qe kane shkaktuar me shume viktima ne këto26 vjet qe nga aprovimi e aplikimi i tij .
Ndërkohë qe nga proceset gjyqësorë te ngritur ne Strasburg nga pronaret legjitime shteti shqiptarë ka detyrim mbi 20 miliard euro ndërkohë qe shume gjyqe te tjera janë ende ne proces . Të gjitha këto do te paguhen nga taksat e qytetareve shqiptar në disa breza ,përfshi edhe te atyre qe nuk kane përfituar nga ky trajtim majtist i pronave apo edhe me keq janë dëmtuar prej tij.
Po jo vetëm kaq . Ky trajtim i pronës nga PD ka goditua bllokuar projektin , premtimin me te madh te PD-se nga fillimi e sot: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa, qe do te konkretizohej me anëtarësimin ne BE. Ky trajtimi pronës sipas te drejtës ndërkombëtar dhe standardeve te BE janë një nga 5 kushtet qe BE i ka vene Shqipërisë për statusin e vendit kandidat kusht te cikin edhe vet PD heziton ta përmendë kur i kërkon qeverise komuniste përmbushjen e tyre . Pra me qëndrimin ndaj pronës PD jo vetëm ka dëmtuar interesat e bazës se saje politike e elektorale por ka shkelur një nga te drejtat dhe liritë themelore te njeriut si dhe i ka shkaktar vendit një pengese pothuaj te pa kalueshme te integrimit ne BE .
Atdhetarizmi
Një nga cilësitë që PD-ja si force e qendrës se djathte qe pretendon, është mbrojtja e interesave kombëtare . Ne mungese te ideologjisë kjo cilësi ka ngelur retorike, nuk është aplikuar apo nuk është respektuar si duhet . Ishte PD-ja e para qe lejoi ndërtimin e varrezave false te ushtarëve pushtues greke ne luftën e dytë botërore një akt qe bashke me ligjin7501 qe u fali buqëve greke ne jug te vendit tokat e pronarëve legjitim shqiptare përben përbejnë një kërcenim potencial për integritetin tokësor te Jugut te Vendit . Dy argumentet qe kane rrëzuar historikisht pretendimet greke për Vorio-Epirin janë pronësia mbi token dhe varrezat . Te dyja u duruan nga ligjet dhe marrëveshjet e qeverisjeve te PD-se duke iu dhëne tendencave shoviniste greke pikërisht agrementet qe i kishin rrëzuar ato historikisht. Po të përmendim këtu indiferencën për Çështjen Çame etje kuptohet qe atdhetarizmi i PD, si edhe cilësi te tjera te saje si force e pretenduar e djathte ngeli vetëm retorike politike ne opozite .

Përfaqësimi politiko-elektoral
Një nga problemet e mëdha te PD-se ka qene dhe mbetet përfaqësimi politik e elektoral. Dihet qe baza politike e elektorale e PD-se ka qenë dhe mbetet antikomunistet , kryesisht te përndjekurit dhe pronaret qe konsiderohen si themelet e saje . Themelet janë pjesa me e rëndësishme e një ngrehine edhe atyre politike . Nga fakti nuk duken se janë nen toke ,themelet shpesh nënvleftësohen dhe vlerën e merr padrejtësisht fasada . Por si ne qytetërimet historike mijëra vjeçare ndërsa muret e fasadat shemben e zhduken themelet ngelen ne përjetësi . Themeli duke dhe vlerësohet kur ndërtesa rrënohet dhe rrënimi për një parti politike është kur ajo del ne opozite, si PD tani. Hidhni një sy anëtarësisë dhe strukturave drejtuese ne bazë te PD dhe do te shikoni qe paktën mbi 75% te tyre janë antikomuniste , ish te përndjekur e pronarë. Por e kundërta ndodh ne drejtimin politik e elektoral ne qendër te saje ku raportet e bazës janë te përmbysura . Mos përputhja ideologjike e politike midis bazës dhe përfaqësimit politik e elektoral ka qene dhe është një problem real për PD edhe ky i shkaktuar nga mungesa e ideologjisë. Nuk ka problem me te madh te kërkosh votat e antikomunisteve dhe te kesh Sekretar te Përgjithshëm avokatin e familjes se diktatorit komunist . Nuk ka Zot ta marre vesh qe ne kushtet kur sponsori botëror i neokomunizmit armiku i konservatorizmit dhe i këtyre te Shqipërisë është Xhorxh Soros dhe organizmat e tij dhe sekretari i burime njerëzore ne PD është një nga njerëzit e tij me te sponsorizuar ne Shqipëri themeluesi i organizatës ” Mjaft “. Një nga momentet me te vështira te PD-se me te vështira te PD-se në këto kohe te ekzistencës se saje ishte revolucioni komunist i vitit 1997. Dhjetëra seli te saje ne jug te vendit u dogjën ndërkohë qe drejtues e militante te saje u vranë , plagosen , torturuan , ju grabitën shtëpi e prona etje nga bandat e revolucionit . Për ata qe nuk e dine një nga drejtuesit e këtij revolucioni ishte Arben Imami anëtar aktual i kryesisë se PD dhe ish ministër i mbrojtjes i qeverise se saje deri ne 2013 . (S)a është korrekt e moralshme, politike dhe ideologjike një gjë e tillë. Sa nga demokratet viktima te dhunës politike komuniste te vitit 1997 do te votonin për një parti qe ka ne krye te saje “gjeneralin “ e bandave te 1997.
Besimi ne Zot është një nga cilësitë e te djathtës . Komunistët shqiptar ka nj ka një histori kriminale me besimin ne zot dhe kleri ka qene ne qendër te luftës se përgjakshme te klasave te aplikuar prej tij . PD merr ne mënyre te vazhdueshme përkrahjen e klerit antikomunist dhe familjareve te tyre por kjo behet e vështirë për te mos thanë e pa munduar kur ne krye te PD-se e deputet i saje është pikërisht ai qe udhëhoqi linçimin politik te klerikëve besimtareve ne Zot ne vitin 1997 .
Ka edhe shembuj te tjerë por këto qe solla besoj se e japin te qarte atyre qe po ndodh ne PD me përfaqësimin politik ne mungese te rregullave e kushteve ideologjike e politike . Dy votat e PD për ish kreun e Sigurimit te Shtetit ne Kuvend janë prova me e qarte e problemeve qe vijnë nga ky përfaqësim i gabuar .
Kuvendi qe mund te jete historik
Sigurisht qe e gjithë kjo situate është e rende ne PD nuk është problem aktual dhe jo përgjegjësi e lider hipit aktual siç po mundohen ta cilësojnë te pakënaqur prej tij ne PD . Bashen e zuri brenda shtëpia qe u rrezua ne kohën qe ai mori përsipër ta drejtoje . Detyra e tij ishte dhe mbetet ta rinoreje mbi themele duke korrigjuar gabimet apo edhe fajet qe e çuan ne ketë derexhe. Kjo PD ka vetëm një rruge shpëtimi: Futja ne hullitë politike e ideologjike te qendrës se djathte si simotrat e saje ne BE dhe Bote . PD i duhet vetëm te përcaktojë gjerësinë e saje ideologjike me qellim qe njerëzit , grupimet e shtresat qe e gjejnë veten atje te qendërzojnë e te vijnë dhe ata qe ndjehen keq te largohen .Nuk besoj se ka nevoje për shpikje ka modele politike e ideologjike te suksesshme ne kushte gjeopolitike te ngjashme me ne qe mund te adaptohen edhe ne PD . Un do te rekomandoja si ideal modelin hungarez i kryeministrit Orban , por sigurisht qe ka edhe te tjerë . PD ka ndoshta mundësinë e fundit te vetë korrigjohet duke u përshtatur politikisht me interesat e atyre qe përfaqëson përndryshe nuk rrezikon vetëm ngeljen ne opozite por tkurrjen fatale dhe shpërbërjen përfundimtare. PD nuk mund te jete pari e te gjithë popullit ajo duhet te pozicionohet politikisht djathtas ne përputhje me interesat e e shqiptarëve qe e mbështesin . PD nuk mund te jete pari e komunisteve , siguirimsave, trafikanteve , te korruptuarve antishqiptareve etje . Ne këtë Kuvend ajo ka mundësinë e madhe te transformohet nga e keqja me e vogël ne alternativa me e mire për shumicën e shqiptareve dhe veçanërisht për elektoratin e saje ideologjikë . Ky Kuvend , nga i zakonshëm dhe i sforcuar mund te kthehet ne historik në se orientohet drejt problemeve te vërteta te PD-se , atyre politike e ideologjike e elektorale dhe nëpërmjet tij Z. Basha ka shansin ,ndoshta te fundit ,për ta shpëtuar veten dhe PD-në .