Kuvendi Kombëtar i PD / Basha bën diferencën historike: “Prona e shenjtë , do t’ia kthejmë te zotit”

 

Pas rreth katër orësh, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet dhe ka miratuar statutin e ri të partisë.
Pas miratimit të statutit, Partia Demokratike do të nisë një proces ristrukturimi të thellë në bazë, nga seksionet e deri tek kryetarët.
Pas zgjedhjeve në të gjitha degët e saj në vjeshtë, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Zgjedhor për të votuar organet drejtuese të saj.
Por me i rëndësishëm se statuti i miratuar ka qene falja e kryetarit Basha i cili duket se ka bere diferencën historike m filozofinë e shkuar politike te lidershipit  te PD ne këto 28 vjet te ekzistencës se saje . Ka mjaftuar vetëm një fjali e z. Basha : “Prona është e shenjte ,do t’ia kthejmë te zotit” si mesazh i një qasje te re , i një ndryshimi te madh ideologjik e politik ne zhvillimet e me tejshme ne PD por edhe ne krejt politiken shqiptarë. Duket se ky Kuvend i jep fund nj epoke “komuniste” ne PD pasi qëndrimi ndaj pronës përben edhe ndryshimin thelbësor midis te majtës dhe te djathtës kudo ne bote. Vullneti i rio politik i deklaruar nga z. Basha se pari me konceptin e drejte për pronën e kthen PD-ne ne hullinë ideologjikë e filozofike e politike te qendrës se djathtë te PPE-se.

Basha: Ekonomia në katastrofë, politika i ka braktisur njerëzit

Në fjalën e mbajtur përpara anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranoi se opozita nuk ia kishte dalë dot në zgjedhjet e shkuara për të larguar sipas trafikantët e drogës nga zgjedhjet. Basha tha se ekonomia është në katastrofë.
Basha: Shoqëria është e shpartalluar dhe e pa shpresë. Ekonomia është në katastrofë dhe se politika i ka braktisur njerëzit.
Ajo që na bashkon sot është dashuria për vendin dhe aspirata jonë historike për ta parë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ajo që na bashkon sot është shqetësimi i thellë për kaosin ekonomik, depresionin shoqëror për udhëkryeqin ku ndodhet vendi.
Qeveria ka shkatërruar ekonominë, arsimin, ka vjedhur taksat, ka rrënuar shëndetësinë, ka vjedhur taksat për të shpërblyer oligarkun.
Kjo qeveria ka braktisur vendin dhe sot kemi një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale.
Ne i dimë të gjitha këto, ne duhet të gjemë guximin dhe ta pranojmë; po ata kanë dështuar, por edhe ne nuk ia dolëm për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ia dolëm që trafikantët e drogës t’i çonim prapa hekurave.
Le të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të buçasim; kurrë më! Ja ku jemi së bashku për të nisur një udhëtim të madh dhe të suksesshëm për Partinë Demokratike.

\
Basha : Shtrij dorën për gjithsecilin që dëshiron të kontribuojë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje kundërshtarëve të tij në parti që të bashkohen për të kontribuar, duke theksuar se ky bashkim nuk do të bëhet për pazare as për foto, duke shtuar se kishte zgjedhur të mos u përgjigjej akuzave të tyre edhe personale.

Basha: Kam bërë gabimet e mia, për të cilat kam pranuar përgjegjësinë time.

Nuk dua ta zbeh këtë përgjegjësi por gjithçka që kam bërë e kam bërë me qëllimin për ti shërbyer njerëzve i bindur për problemet dhe rreziqet që iu kanoseshin atyre edhe vendit.

Jam i vetëdijshëm për gabimet e mia të diktuara nga rrethanat, koha dhe gjendja në të cilën ndodheshin. Kam diskutuar për to me mijëra demokratë gjatë muajve të fundit, kam dëgjuar mendimet tuaja, kam pranuar kritikat tuaja, kam gjetur mirëkuptimin dhe kam marrë mbështetjen tuaj.

Përvoja është një mësuese e dashur thoshte Frenklin. Unë kam besim se së bashku me ju, duke mësuar nga gabimet do ta fuqizojmë partinë tonë dhe do ta kthejmë atë në parti fituese. Sepse Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët në këto kohë të vështira të vendit. Por gjatë muajve të fundit ka pasur edhe akuza dhe sulme personale.

Kam zgjedhur të mos i përgjigjem këtyre sulmeve sepse si kryetar partie më takon mua të parit të jem më i duruar, më i matur dhe të mos i përgjigjem inatit e luftës personale me inat dhe luftë nga karrigia e kryetarit. Ndaj dua sot sërish nga ky Kuvend i madh t’i shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë dhe të bashkohet me ne për t’i kthyer këtij vendi shpresën dhe besimin tek e nesërmja.

Dora ime do të jetë e shtrirë jo për pazare as për poza fotografike por që së bashku të ndërtojmë rrugën tonë drejt suksesit i bindur se do të jetë më e lehtë të ndërtojmë urat që na bashkojnë se të gërmojmë hendeqet që na ndajnë.

Politika është më e rrezikshme se lufta thoshte Churchill sepse në luftë vritesh vetëm një herë por kjo nuk më ka trembur as stepur se kurrë nuk e kam parë dhe as nuk do ta shoh politikën dhe as detyrën e kryetarit si një karrike privilegji.

Unë i kam hyrë politikës dhe jam sot këtu para jush me vullnetin dhe dëshirën e madhe për ti shërbyer popullit dhe njerëzve.

I lutem Zotit të më udhëheqë në rrugën e drejtë për të bërë më të mirën për vendin, popullin tim dhe për partinë tonë, Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Basha: Kuksianët në burg- Tahiri në Kuvend

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, se shteti është në duart e Edi Ramës dhe se ai vendos kush duhet të jetë në burg ose jo. Basha ilustroi si rast banorët e Kukësit, duke nënvizuar se 4 protestues janë në burg dhe dora mbrojtëse e trafikut të drogës dhe krimit siç e cilësoi ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri, është në Kuvend.

Basha: Ne shqiptarët e shohim se si varfëria bën kërdinë. 30% e shqiptarëve jetojnë më pas 4 dollarë në ditë. Mbi 180 mijë shqiptarë jetojnë edhe më pas se 3 dollarë në ditë dhe prapë Edi Rama u hoqi ndihmën ekonomike 30 mijë familje. Gati gjysma e popullsisë nuk siguroi dot ngrohjen dhe prapë Edi Rama po rrit taksën e shtëpisë. Tani ka hedhur sytë edhe nga puset. Kudo ku hedh sytë, i hedh vetëm plaçkitje dhe zhvatje. 50 biznese mbyllen çdo ditë kur Rama vendosi të fusë biznesin e vogël në TVSH, çka do të shtojë zhurmën e uljes së qepenave.

Në Shqipëri Edi Rama ka instaluar një qeveri pritave. Mjaftojnë tre fakte për ta dëshmuar. Kuksianët në burg, Dritan Zagani në mërgim, Saimir Tahiri në Parlament. Kukisanët që ngritën zërin e tyre kundër qeverisë u rrëmbyen natën dhe katër prej tyre mbahen në burg. Dritan Zagani që mbrojti shtetin, u rrëmbye natën vonë nga shtëpia e tij dhe sot është i përndjekur nga qeveria që duhet ta mbronte.

Saimir Tahir dora mbrojtëse e trafikut të drogës dhe krimit që e ktheu policinë në organizatë kriminale sot ka lirinë dhe privilegjet e deputetit. Edi Rama vendos kush arrestohet dhe kush jo. Nuk është Kuvendi dhe qeveria që vendos, është Edi Rama me një grup klientësh.

Marrëveshja e 18 majit,sakrificë për vendin, tërheqje për të njohur miqtë dhe armiqtë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu rikthye marrëveshjes së 18 majit të vitit të shkuar që solli një rezultat zhgënjyes për këtë parti. Basha thekson se marrëveshja ishte e imponuar nga lobimet e forta sipas tij të Edi Ramës

Basha: Protesta 90 ditore është protesta më e gjatë dhe dinjitoze kundër të keqes, por në fund luajti rol vendimtar në zbulimin e së keqes për vendin. Fatkeqësisht për partinë tonë, nën efektin e propagandës, nën ndikimin e përpjekjeve lobuese, nën ndikimin e madh mbi disa faktorë të huaj nga Edi Rama, Partia Demokratike u gjend përpara sulmeve për të ndërprerë bojkotin dhe për të hyrë në zgjedhje.

Nën këto kërcënime të jashtëzakonshme politike dhe asgjësimin e Partisë Demokratike, nën kërcënimin e njohjes nga faktori ndërkombëtar, çka do të çonte në përjashtimin e Partisë Demokratike nga proceset e ardhshme, ne u detyruam të pranonim marrëveshjen e 17 majit e ofruar nga ndërkombëtar.

Kjo marrëveshje ishte shansi i fundit. Ishte keqja më e vogël, nën trysninë e madhe ndërkombëtare ndërkohë që narkoshteti e kishte bërë punën e tij. Ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur, ndërkohë që vendin tonë në Parlamentar do ta zinin pseudo-opozitarët. Kjo ishte sakrifica jonë për vendin dhe sigurinë kombëtare. Sigurisht që Rama i kishte blerë me kohë zgjedhjet.

Tahiri në krye të shtabit të Tiranës e kishte bërë punën e tij me bandat dhe paratë e drogës. Sigurisht që Vangjush Dako e Qazim Sejdini e kishin bërë punën e tyre. Midis një opozite false të emëruar në parlament me një opozitë ballore, morale dhe të vërtetë, ne zgjodhëm të dytën. Ishte një tërheqje e përkohshme për të njohur miqtë dhe kundërshtarët dhe për të nisur një sulm vendimtar.