Kuvendi i Berishës,”shkarkon” nënkryetarët, sekretarin i përgjithshëm dhe Kryesinë,votim i fshehtë për shkarkimin e Bashës

Komisioni i Organizimit te Kuvendit shkarkon nënkryetarët e PD, sekretarin e përgjithshëm, dhe kryesinë e PD-së, me arsyen se nuk janë zgjedhur sipas statutit.

Në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë.

Gjatë fjalës së tij Këlliçi njoftoi se Kuvendi vendosi të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për dëmtim të rëndë të interesave politike.

Ndërkohë më 22 Mars, mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.