Ku(sh) janë vrasësit… ?!

Ng  Nebil ÇIKA

Dy ditë më parë nën kujdesin e qeverisë shqiptare u organizua në Tiranë një akademi përkujtimore në kujtim të Bujar Kaloshit ish-drejtor i burgjeve i vrar në vitin 1996 nga organizata politike terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”. Historia personale e familjare por sidomos motivi politik i vrasjes e bëjnë figurën e Bujar Kaloshit sa heroike aq edhe historike dhe padyshim që ai e meriton nderimin e shtetit qeverisë dhe shoqërisë shqiptare. Mirëpo historia është një shkencë ekzakte që nuk lejon manipulimin apo shtrembërimin pavarësisht motiveve përfshi edhe ato politike të aplikimit të tij. “Akademia” në fjalë ishte ndërtuar me një dokumentar të përgatitur nga TVSH dhe disa fjalimi që duhet thënë që fillim se jo që nuk përkonin me nivelin e historisë dhe personit që dhe personit që po nderohej por provokuan hapur të pranishmit, shumica njohës të saktë të historisë së vrasjes së Kaloshit. Dua të theksoj se personalisht u ndjeva shumë i fyer dhe u largova në mënyrë demonstrative nga kjo akademi përkujtimore e mikut tim mikut të shumicës së të pranishmeve që besoj se janë ndjerë ashtu si unë. Nuk dua të hyj në hollësirat aktit kriminal të vrasjes se Kaloshit por nuk mund të pranoj manipulimin dhe sidomos të mos përmendjes në asnjë moment të vrasjes dhe sidomos vrasësve të tij. Ne që e dimë historinë u ndjemë të provokuar por na duhet të ndjehemi edhe të turpëruar përpara një maskarade zyrtare kaq poshtëruese e provokuese si kjo në fjalë. Situata bëhet me serioze edhe për faktin se në sallë, madje në rreshtin e parë, ishin te pranishëm zyrtarët nga më të lartë qeverisë aktuale e shtetit shqiptar edhe këta njohës të mirë të historisë së vrasjes së Bujar Kaloshit. Mirë ne që e njohim historinë dhe reaguam në mënyrat tona ndaj manipulimit të saj në këtë aktivitet qeveritar por mendoni pak se si do të reagonte një adoleshent , një i huaj apo çdo i pranishëm tjetër që nuk ka pasur mundësi ta dijë historinë e vrasjes se Kaloshit: Ore kush e vrau këtë heroin kujtimin e të cilit ka ardhur ta nderojnë kaq shumë njerëz, kaq shumë qeveritarë? Pa tjetër që do ta bënte një pyetje të tillë pasi në atë dokumentar në ato kumtesa e përshëndetje askush nuk i përmendi vrasjen , vrasësit dhe motivet e këtij krimi politik nga me domethënësit vetëm katër vjet mbas rënies së diktaturës komuniste . Çfarë i pengoi organizatorët e akademisë përkujtimore të përmendin ngasjen dhe vrasësit?! Këto dhe pyetje të tjera duhet të na bëjnë të ndjehemi keq e të reagojmë ndaj manipulimeve si ky të historisë. Nuk besoj se historia e ndritur e Bujar Kaloshit familjes dhe fisit të tij ka nevojë për “akademi “ zyrtare pasi ajo ka qenë e tillë edhe kur burrat gratë e fëmijët e tyre vriteshin, burgoseshin e internoheshin ne kampet e shfarosjes për 50 vjet nga diktatura komuniste. Historia e tyre sfidoi tonelata baltë që një shtet, ai komunist u mundua të hedhë për pesë dekada rresht mbi ta. Por për këtë shtet për këtë qeveri është e pafalshme një heshtje e tillë. Ky ishte shteti për të cilin Bujar Kaloshi u sakrifikua , zyrtari i parë i lartë i shtetit demokratik që u pushkatua pikërisht nga “hakmarrja” e atij të vjetrit, diktatorialit , kriminalit. Sa turp !

Vrasja e Bujar Kaloshit nuk është një rastësi e as episod historik. Ky moment përbën preludin e një reagimi më të madh e më të përgjakshëm të ish-pushtetarëve e strukturave kriminale komuniste do të finalizonin me përmbysjen e dhunshme të shtetit demokratik në 1997. Vërtet Bujari u vra për shkak se ishte drejtori i burgjeve, por kush ishin të burgosurit e Bujarit? Nuk ju kujtohet ishin Ramiz Alia, Nexhmie Hoxha , Adil Çarçani, Shefqet Peçi, Sulejman Bushti etje, Byroja Politike, Blloku, sigurimi i shtetit pra e gjithë kupola kriminale e diktaturës komuniste e akuzuar për gjenocid e krime kundër njerëzimit , madje i burgosur i Bujarit ishte edhe Fatos Nano ndërkohë që Gramoz Ruçi ishte arratisur, sipas Berishës i veshur si grua , në Greqi . Pikërisht, kjo përgjigje ishte jo vetëm arsyeja e vrasjes së Bujarit por edhe motivi i manipulimit të turpshme të përkujtimores akademike të tij. Sot “të burgosurit” e Bujarit janë të lire të “pa fajshëm”. Të lirë të “pa fajshëm” janë edhe vrasësit e tij natyrisht me ligjet që bënë Ministria e Drejtësisë dhe kushtetutat e pas vitit 1997. Vetëm Bujari, heroi ynë është i vdekur, për lirinë, atdheun dhe shtetin si të gjithë paraardhësit e tij , një histori që përsëritet e përsëritet për qindra vjet. Mirëpo jo vetëm kaq. Edhe pozita e politike ish “të burgosurve” e Kaloshit dhe pasardhësit e tyre politike e gjenetik të tyre tani 15 vjet më vonë ka ndryshuar, janë kthyer në pushtet pasi vranë atë dhe qindra shokë të tij , kanë renë serish nga pushteti por janë forcuar e pasuruar, janë berë deputetë politikanë shtetarë te rëndësishëm, aq sa është pothuaj e pa mundur tu përmendet e si në “akademitë” si kjo për Bujarin . Madje, janë po aq të rrezikshëm sa kur vranë Bujarin, a i patë në 21 janar?! Ata që i falën i rehabilituan me ligj e kushtetutë, madje u dhanë edhe partë për vuajtjet në burgun “e Bujarit” mbase janë sot në ish-partinë Bujarit madje edhe në qeverinë e vajzave , familjarëve dhe miqve të tij. Se desh harrova, ishin ndoshta edhe në sallë, ndoshta edhe në radhë të parë në akademinë përkujtimore të tij . Unë e di, e marr me mend arsyen e anashkalimit të turpshëm të vrasjes dhe vrasësve. Në se ndodh kjo shumë njerëz në atë sallë dhe jashtë sajë do të ndjeheshin të turpëruar. Kjo përzierje politike midis vrasësve dhe të vrarëve është dhe ka qenë problemi kryesor i demokracisë shqiptare . Kjo përzierje gjithnjë e më e trashë na ka bërë të heshtim për shumë gjëra të rënda të dhimbshme e të rëndësishme. Përkujtojmë Lëvizjet antikomuniste, themelimet e PD, RD etje dhe nuk përmendim tragjedinë e 1997. Përkujtojmë Azem Hajdarin , Bujari Kaloshin e të tjerë heronj të demokracisë dhe nuk përmendim dot vrasësit pasi ka te ngjarë ti kemi atje midis nesh duke u kapardisur dhe ndoshta “përlotur” më shumë se ne. Ndoshta e teprova me këtë rrëfim (live) të realitetit dhe i kërkoj ndjesë vajzave dhe familjarëve të mikut tim Bujar Kaloshi. Ndoshta i pa përshtatshëm, por u mundova dhe nuk gjeta mënyrë nderimi më të denjë për mikun tim se sa ky denoncim publik i asaj maskarade politike që me pak se kushdo e meritonte ai. Unë ju dhe shumë të tjerë e dimë të vërtetën por për ata që nuk e dinë brenda dhe jashtë asaj salle të Ministrisë së Mbrojtjes pyetja që kërkon doemos një përgjigje zyrtare e publike është: (Ku)sh janë vrasësit!

*Botuar në gazetën  “Metropol” më 30/07/2011