Kush janë fituesit ?!

Nga Dr. Çelo Hoxha

Nostalgjikët e diktaturës, kur flasin për luftën, e mbajnë veten si fitues dhe, si të tillë, kanë të drejtë të shkruajnë historinë. Me të drejtën e fituesit për të shkruar historinë as unë nuk jam kundër, veçse duhet të kuptojmë kush është fituesi. Lufta mes komunistëve dhe nacionalistëve ishte luftë ideologjike dhe jo territoriale; lufta e armatosur, e nxitur nga komunistët, ishte veç një fazë e saj, e cila vazhdoi me luftën e klasave, dhe, në fund, gjithçka dështoi. Fitoi ideologjia e nacionalistëve: liri, demokraci, kapitalizëm, etj. Humbësit, sigurisht, nuk mund të dalin me status heroi në histori, sepse është vetë vepra e tyre që flet për të kundërtën. Trajtimi I historisë nuk mund të bëhet fragmentar. U bë lufta e armatosur, dakord, por cili ishte rezultati? U vendos diktatura, por cili ishte rezultati? Në të dyja rastet produkti ishte negativ. Veç idiotët mund të kërkojnë lavdi në këtë histori dështimi.