Kush është më e shtrenjtë, jeta apo liria ?!

 

Nga Nebil Çika

Sot në Shqipëri ,duke u justifikuar ,në emër te “ mbrojtjes se jetës “ nga korronvirusi po shkelen liritë dhe te drejta themelore te njeriut si e drejta e lëvizjes ,pronës ,fjalës etje dhe ndaj kesaj  po regohret pak apo aspak  . Në bote ka shume shembuj qe njerëzit e kane dhënë vet jetën në mbrojtje të lirisë duke fituar kështu përjetësimin e tyre ne histori . Ne çdo kohe ka qene shtruar dilema : Kush është me e shtrenjtë për njeriun jeta apo liria. Sigurisht qe njërit kane bere zgjedhjet e tyre disa kane zgjedhur jetën pa liri disa te tjerë kane dhënë jetën për lirinë . Edhe ne shqiptarët kemi ka shume shembuj te njerëzve qe kane sakrifikuar jetën për lirinë por un mendoj se shembulli me tipik me frymëzues është Xhevat Korça , intelektual , patriot , shkrimtar , përkthyes i spikatur . Ish ministër i arsimit .
U arrestua nga komunistet në vitin 1945 ne akuzat “si armik i popullit” dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ne shenjë proteste për keqtrajtimin , shkeljes flagrante te lirisë dhe te drejtave elementare në burgun e Burrelit, u fut në grevë urie derisa i dha fund jetës mbas 12 vitesh burg, ne vitin 1957 . Është i vetmi shqiptar, me sa di un , qe vetësakrifikoi jetën ne mbrojtje te lirisë dhe dinjitetit njerëzor duke na dhënë shembullin me te mire te zgjedhjes midis jetës pa liri ose vdekjes për liri zgjedhje qe bën diferencën midis popujve te qytetëruar dhe atyre primitiv .
“Bota është e atyre qe digjen ,jo e atyre që ngrohen “ – ka thëne Ismet Toto