KUSH ESHTE IDIOTI: JU APO DONALD TRUMP

Nga Artan Gjyzel Hasani

 

Une nuk e di edhe aq të sigurtë sa çfarë shkallë inteligjence keni ju shqiptarë që e quani Donald Trump-in “idiot”, por le te shqyrtojmë sa sa idiot është ai.
Duke berë këtë gjë do kuptojmë edhe sa inteligjentë jeni ju.

Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij mori Bachelor në shkencat ekonomike nga Wharton School.

Donald Trump është idiot për ju, sepse që në vitin 1971 falë idiotësisë së tij ndërtoi një perandori gjigande biznesi Trump Organization që ne tregun e real estate zoteronte krejt Qweens, Brooklyn dhe Manhattan, thënë ndryshe 2/3 e New York City.

Donald Trump është idiot për ju, sepse me idiotesinë e tij arriti të krijonte pasuri neto 2,1 miliardë dollarë.

Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij krijoi,prodhoi dhe drejtoi reality show te suksesshme televizive per 13 vjet me radhë.

Donald Trump është idiot për ju, sepse hyri në garën presidenciale si Republikan dhe falë idiotësisë së tij shkatërroi të 16 rivalët e tij brenda partisë dhe me pas, përsëri falë idiotësisë së tij, mundi ne zgjedhje edhe Hillary Clinton dhe krejt establishmentin politik, financiar dhe mediatik që e mbeshteste atë, krejt vetëm, madje shpesh i papërkrahur edhe nga vetë partia e tij dhe gjithnjë falë idiotësisë së tij, arriti të bëhet Presidenti i 45-të i SHBA.

Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij rriti potencën gjeopolitike të atdheut të tij në botë pa bërë asnjë luftë, ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij, e sidomos Obamat e Clintonët që i vunë zjarrin botës duke shkaktuar miliona viktima dhe rrefugjatë me “pranverat arabe”.

Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij indexi financiar Dow Jones arrti nivelet me të larta të të gjithë kohërave.

Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij indexi i papunësisë per aamerikanet u ul në shifra rekord që administrata e mëparshme Obama nuk i kishte parë as në ëndërr.

Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij, indexi i pagave per amerikanet u rrit më shumë ssa u rrit në 3 administratat amerikane të fundit.

Donald Trump është idiot, sepse falë idiotësisë së tij u eleminua ISIS që u lind dhe jetoi për vite me radhë falë inteligjencës se Obama-Klinton.

Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij, doli i pastër kristal nga gjykatat amerikane, nga investigimet dhe lëvizjet histerike për ta hequr nga kolltuku presidencial nga çdo akuzë skandaloze që kundërshtarët e tij sajuan.

Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij I zhveshi nga maskat fallco mediat e fake neës dhe dëshmoi në publik se ato media janë banda kriminale ne sherbim te establishmentit globalist dhe soroist..

Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij ka për slogan Atdheun dhe jo globalizmin.

Donald Trump është idiot per ju, sepse me idiotesine e tij denoncoi boterisht kauzen e Ngrohjes Globale si nje mit i rreme per zhvatje parash dhe realizim axhendash te mirefillta kriminale ne lemin financiar dhe perseri fale idiotesise se tij po mbjell 3 milarde peme per t’i dhene oksigjen planetit.

Amerikani Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij guxoi dhe i fitoi zemrat dhe votat taksapaguesit amerikan duke thënë “Amerika e para!”.

Tani që pamë sesa idiot qënka Donald Trump a mund të më tregojë secili nga ju, o njerez inteligjentë që e quani “idiot” Donald Trumpin, arritjet tuaja personale inteligjente në jetën tuaj, publike dhe të atdheut tuaj?
E morrem vesh kush qenka idioti Donald Trump.
Po ju mor’ krijesa inteligjente kush jeni?
Që të marrim vesh se kush është idioti në këtë mes.