Kush e ka radhën ?! Yuri Kim: Së shpejti të tjerë politikanë shqiptarë non-grata

 

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka deklaruar ditën e sotme se të tjerë politikanë shqiptarë mund të shpallen non-grata së shpejti.

Yuri Kim deklaroi në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha se amerikanët janë të vendosur për të treguar me gisht ata që përfshihen në korrupsion, sepse Shqipërinë e konsiderojnë një vend mik.

“Ndaj, nëse pyetja tjetër e juaja do të jetë “A do ketë shpallje të tjera?”, të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në korrupsion, ta që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa të mos ta lërë mënjanë këtë”, tha Yuri Kim.