Kurbini masivisht ne protestën e Tiranës

Kreu u degës së PD-së në Kurbin në thirrjen e tij për t’ju bashkuar protestës së sotme në kryeqytet, duket sa janë bashkuar mjaft mbështetës. Behar Haxhiu ditën e djeshme ka bërë thirrje publike simpatizantëve të opozitës, si dhe tërë kurbinasve, pa dallim partiak, t’i bashkohen opozitës në këtë protestë madhështore. Duke ju referuar krizës së rëndë ekonomike, që ka mbërthyer Kurbinin, si dhe ftesës së krye demokratit Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Kurbin, apelit të tij në protestën e 13 prillit në Tiranë, ndaj dhe Behar Haxhiu kërkon angazhimin maksimal. Në një postim në rrjetin social facebook, departamenti i degës së PD-së në Kurbin tregon mbështetjen e madhe në protestën e sotme të opozitës në Bulevardin ” Dëshmorët e Kombit”.
Sipas demokratëve kurbinas një numër mjaft i konsiderueshëm janë nisur drejt kryeqytetit, në marshimin e tyre, për të kundërshtuar qeverisjen e dështuar të Edi Ramës.
Behar Haxhiu dhe postimi i hedhur në faqen e tij për demokratët kurbinas në marshimin e sotëm pranë kryeministrisë
A.Zani