Kur qeveria sillet si armik dhe opozita si fatkeqësi

Nga Nebil Çika

Këto dite të koronadikaturës më shumë se kurdo u qartësuan edhe sjellët e sidomos qëllimet dhe rolet e aktorëve dhe faktorëve politike .Qeveria me cinizëm po e përdor situatën e krijuar nga pandemia për të konsoliduar diktaturën e saje. Vetëm masa ku dhunohen të drejtat dhe liritë themelore te njeriut , shkatërrohet ekonomia kombëtare dhe populli po shkon drejt një varfërie që mund te përfundoje në uri ,ndërkohe qe me izolimin total dhe terrorin psikologjik është goditura rende e në çdo aspekt jeta sociale ,komunikimi , zakonet e traditat kombëtare dhe veçanërisht mundësia e reagimit kolektiv te shoqërisë ndaj padrejtësisë se pushtetit politik.

Duket qartë se justifikimi i burgosjes masive ne shtëpi te shqiptarëve , masat ndaj koronavirusit , janë vetëm propagandistike përfshi këtu edhe kujdesin mjekësor . Spitalet covid janë propagandë e pastër pasi edhe vete mjeket e pranojnë se nuk u bëjnë dot asgjë te sëmurave pasi askush ne botë nuk e di si luftohet virusi dhe e vetmja gjë qe u jepet ne te ashtuquajturat terapi intensive (intubim) është oksigjeni . Ndërkohe qe janë injoruar pothuaj tërësisht kujdesi për sëmundjet e tjera sidomos për moshat e treta te cilët me urdhër te qeverise janë mbyllur ne banesa duke iu mohuar te drejtat te shfrytëzojnë te mirat qe u ka fale Zoti , diellin dhe ajrin e freskët te domosdoshëm si dhe kujdesin e domosdoshëm te familjarëve e te afërmeve të tyre . Nxjerrja ne rruge nga qeveria e ushtrisë dhe policisë dhe përballja e tyre e dhunshme me qytetaret e thjeshte ne bashkonim kjo edhe me shumicën e mediave me madh te terrorit e saje psikologjik është një agresion i hapur ndaj popullit shqiptar.

Arsyeja, qe ne Shqipëri masat e pandemisë kane qene me te ashpra e te pa ligjshme ,kane shkelur e mohuar me shume te drejta e liri themelore te njeriut edhe se në vendet me e konsideruar si me të prekurat, është se këtu nuk ka një reagim publik, politik e qytetar ndaj tiranisë ne emër te mbrojtjes se jetës . Ne te gjitha vendet e tjera janë opozita politike ato qe i kane dalë përballë qeverive ne tentativat e tyre për te dhunuar liritë civile , Tek ne opozita ka zgjedhur te “bashkëpunojë “ me qeverinë te behet “konstruktive” e te heq dorë nga detyra e saje kryesore: mbrojtja e lirisë , dhe për këtë ka te njëjtin justifikim qe qeveria ka për dhunimin e lirive , pandeminë . Heqja dorë nga opozita politike është shfaqur me se tepërmi nga mos reagimi i PD-se ndaj shkeljes flagrante te lirive dhe te drejtave te njeriut ,sidomos tërheqjes se qeverise nga Konventa e Evropiane e këtyre te drejtave. Opozita “sanitare” , me këshilla mjekësore dhe masa shtrënguese e aplikuar deri tani nga y. Basha e çon ujin ne mullirin  e Ramës , gjë qe i bën edhe me fanatiket politik te saje ta shikojnë këtë lloj opozite si bashkëpunim me qeverinë . Asnjë opozite normale në bote nuk do t’ia bënte vetes këtë , të toleronte një veprim te tillë , jo vetëm parimisht por edhe si një mundësi e arte e sajë për të goditura qeverinë, vetëm opozita jonë hesht . Se si e ka hallin vetëm ata e dinë ! Ajo qe ne shohim , ndjejmë e mund ta themi me siguri ,është që ndjehemi si  te rënë : nga shiu ne breshër . Dhe nuk se si ndjehesh ndryshe , kur qeveria te sillet  armik dhe opozita si fatkeqësi .