Kur Nene Tereza mundi te keqen ne Shqiperi

Pse erdhi Nënë Tereza në Shqipëri në 1989, çfarë i ndodhi asaj më pas
Dëshmia e një prifti hedh dritë mbi një episod të diskutueshëm të 1989 kur papritur Nënë Tereza u detyrua të kthehej në Shqipëri
Nga Aleksandra Nuçi*
Ka një ngjarje në jetën e Shenjtes Tereza të Kalkutës, të panjohur për shumë njerëz. Mua ma ka treguar një mik shqiptar të cilit i kisha kërkuar skica mbi vizitat e Nënë Terezës në Shqipëri, vendi i saj i origjinës, të cilat më duheshin për një artikull për Pjetër Arbnorin, heroin shqiptar, katolik, i ashtuquajtur ‘Mandela i Ballkanit’ , për faktin se i mbijetoi për pothuaj 29 vjet burgut komunist. I referohem gjërave që më ka treguar miku im Marçel, i cili e filloi tregimin e tij nga një episod i shtatorit 1985, kur ishte ushtar.
Ishte një repart të pajisur keq e i ç’armatosur, më i keqadministrauri i ushtrisë shqiptare pasi përbëhej nga burra të konsideruar të rrezikshëm për regjimin. Diktatori Hoxha kishte vdekur më 11 prill, por regjimi vazhdonte dhe i detyronte ushtarët të ndërtonin bunkerë, tunelë dhe llogore për të mbrojtur atdheun nga armiqtë. Një ditë mbërriti në repart një ushtar që ishte përjashtuar nga Garda e Republikës, trupi më prestigjoz i ushtrisë, i përbërë nga njerëz të zgjedhur e shumë të besuar. Përse ishte ndëshkuar në këtë mënyrë?

Të gjithë ne kishim frikë se mos ishte ndonjë spiun, tregon Marçeli, prandaj para tij rrinim vigjilentë. Por një ditë në tavolinë vendosa ta pyesja: “ Ç’të keqe ke bërë që ke përfunduar këtu?” Ai mu përgjigj: “U zura me një ushtar tjetër e më sollën këtu për ndëshkim”. Unë ia ktheva: “Sigurisht duhet të jetë e vështirë për ty. Atje ishe në një trupë prestigjoze, punë të lehta, ne këtu nuk kemi as këpucë.” Për habinë time ai shqeu sytë: “Po jam me fat! Ti nuk mund të kuptosh çdo të thotë të bësh roje nate te varri i Enver Hoxhës. Ndjehen zhurma, dridhje, ulërima, rënkime janë si ofshama që vijnë nga një humnerë. Është torturë. Nga kjo kam shpëtuar. Janë më shumë se 20 shokë të së njejtës skuadër që kanë përfunduar në psikistri. Këtu punoj pak më shumë por nuk ndiej atë ferr”. Unë dhe ushtarët e tjerë u ngritëm e u larguam nga ky ushtar. Ta dëgjonim mund të kishte pasoja: ishim në kulmin e dikaturës e të flisje për këto gjëra mund të ishte e rrezikshme.” Ky është sfondi me të cilin Marçeli mësoi fenomenet e natës përreth varrit të diktatorit, që i kishin futur frikën edhe ushtarëve. Disa vite më vonë, në 1989, qe një befasi për të gjithë, mbërriti në Shqipëri Nënë Tereza e Kalkutës. Surpriza qe e madhe pasi më parë asaj nuk i qe lejuar të hynte në vend, pavarësisht se kërkponte të vizitonte varrin e nënës e të motrës. Shtypi i regjimit ishte i detyruar t’i përmendte emrin, kur iu akordua Çmimi Nobel, dhjetë vjet më parë, ishte vetëm për t’a denigruar me epitete poshtëruese (Shqipëria, nën regjimin komunist, kishte përshtatur një Kushtetutë ku deklarohej zyrtarisht një vend ateist). Në vitin 1989 papritur kur ajo vjen, del për ta pritur në aeroport
vetë vejusha e diktatorit! Kjo vizitë natyrisht u duk një nder dhe televizioni e përcolli si një sukses të madh të regjimit. Ajo vizitë qe një goditje shumë e fortë për besnikët, njerëzit u irrituan: si ishte e mundur që Nënë Tereza u përdor për të nderuar kujtimin e diktatorit të vdekur? Përkurja e Nënë Terezës mbi varr u paraqit si një mënyrë për t’i treguar njerëzve respektin e saj për shtetarin e ikur. Por nuk ishte kështu. Marçeli mësoi arsyen e vërtetë vetëm katër vjet më vonë, në 1993-in, kur i rastisi të takojë një prift nga Kosova që atë ditë kishte shoqëruar Nënë Terezën në udhëtimin e saj të kthimit në Shqipëri. Ai i tregoi se vizita ishte kërkuar nga Nexhmije Hoxha pasi turpërohej nga ulërimat dhe dridhjet që ndjeheshin të vinin nga varri i Enver Hoxhës. Ajo kishte ngarkuar Ylli Popën, një nga njerëzit më besnikë të regjimit dhe përkthyesin e Hoxhës, për t’i dërguar një letër Nënë Terezës, në të cilën i kërkohej të vinte e të lutej para varrit të të shoqit që të kishte paqe, që të mos dëgjoheshin më ulërimat e të mos dridhej më toka. Atë ditë Nënë Tereza u ndal gjatë për t’u lutur mbi varrin e Hoxhës, e më pas për të dera e Shqipërisë mbeti e hapur aq sa para se të vdiste ajo mundi të kthehej për të themeluar Shtëpitë. U dëgjua lutja e Shenjtores Tereza e Kalukutës? Zhurmat e frikshme përreth varrit të Hoxhës u ndalën? Duket se po. “Larg televizioneve, më tha prifti, Nënë Tereza ndenji gjatë në lutje mbi varr, ku më pas u kthye qetësia e nuk u dëgjua më asgjë.” Në të njejtën ditë Nënë Tereza mundi të vizitojë për herë të parë varrin e nënës së saj e të motrës, të vdekura në Shqipëri në 1971 e në 1974. Por nuk mbaron këtu historia.
“Prifti, përfundon Marceli, më tregoi që më vonë iu lejua atyre të mblidhen bashkë me besimtarë të tjerë në një shtëpi, ku u mundësua edhe mbajtja e një meshe. Ndërsa po luteshin në një moment një forcë e mistershme, një dorë e padukshme, ngriti në ajër Nënë Terezën, e më pas e përplasi rëndë në dysheme. Nga aty filluan problemet e saj me zemrën, të cilat mbetën përgjithnjë, derisa i shkaktuan vdekjen në vitin 1997. Por ajo “ u ndëshkua” edhe më tej, duke pësuar forma dhune diabolike, për shkak të të cilave pak muaj para se të vdiste bënë që ajo t’i nënshtrohej një procesi ekzorcizmi”

*La Nuova Bussula Quotidiana