Kur historinë e bëjnë pinjollët e autorëve masakrave komuniste

Nga Nebil Çika

Auron Tare po përpiqet te përbaltë me dokumente të sajuar nga Sigurimi i Shtetit dy figura të shquara nacionaliste e antikomuniste me famë botërore, Ernest Koliqn dhe Martin Camaj duke i cilësuar si agjentë jugosllavë.
Së pari duhet të theksoj se me dokumente të Sigurimit të Shtetit shumica e te përndjekurve politike janë akuzuar si agjentë të shërbimeve të huaj. Im at, për shembull, është akuzuar e dendura me 16 vjet burg si agjent i CIA-s, Amerikane gjë që sigurisht nuk ishte e vërtetë.
Por në rastin konkret dua të tregoj një incident të hershem me te atin e Auron Tares , Isa Tare . Vite me pare un kam reaguar publikisht ndaj dekorimit të një ish terroristi komunist Rraham Parllaku ku midis te tjerash i kujtoja edhe faktin qe si komandat i divizionit partizan , ne Kosovë bashke me komisarin Ramiz Alia ishte autor i “ Masakrës se Tivarit “ ku komunistet jugosllavë vranë rreth 5 mijë shqiptar të Kosovës të cilët ua dorëzuan partizanët shqiptarë.
Isa Tare me mori ne telefon dhe me kërcënoi duke me thëne se pjesë e divizionit partizan ne Kosovë kishin qene edhe pronder vte tioj   apo  dhe ai vete , sigurisht qe nuk ishte i vetmi qe me kercenoi  , megjithëse i ktheva përgjigje nuk i dhash rendësi kërcimeve te tij dhe disa te tjerëve ne atë kohë .Nuk do ta kisha publikuar kurrë ne se i biri të mos vazhdonte rrugën e tij duke akuzuar patriotët antikomunistë shqiptarë si agjentë te shërbimeve të huaja .
Nuk dua të zgjatem shumë në argumente por besoj se mjafton fakti që Ernest Kolqi hapi ne Kosove dhe ne trojet e tjera te bashkuar me Shqipërinë ne periudhën 1940-1944 qindra shkolla shqipe duke hedhur farën e kulturës kombëtare e cila mbi e u rrit e sot falle saje Kosova është e Pavarur. Si mund të ishte agjent jugosllave një njeri që shkriu gjithë jetën ne projektin e Shqipërisë etnike , akti me i madh kundër shërbimit sekret jugosllav . E njëjtat gjë mund te thuhet edhe për Martin Camaj.
Por nuk ka si të ndodhë ndryshe kur historinë e bëjnë pinjollët e atyre qe i shërbyen vërtetë armiqve tanë shekullore , partizaneve shqiptarë duke masakruar e tradhtuar vëllezërit tanë në Kosovë .