KUKËSI PËRBALLË RAMOKRACISË

Nga Ilir Seci

Kur Edi Rama vendosi taksën në hymje të tunelit në Kalimash, nuk e kishte pritë me pasë ato reagime që pasuen. Si nji person i zhytun në narcisoidi, pasoje e qendrimit te gjate ne pasqyren e rrjeteve sociale, Edi Rama e ngaterron botën reale me boten virtuale. Sepse realitetin nuk ka si me e njoftë ma, Gazetat, Radiot, Televizionet qe normalisht ish dashte me permbushe misionin e pasqyrimit objektiv te realitetit, sot jane nen kontrollin e tij. Mediet shqiptare jane ba erashka qe i bajne fresk megallomanise dhe egocentrise së Edi Rames. I ka vendosë nën hyqmin e vet. E kemi pa sa here Ramen që tanë arrogancë i dhunon gazetarët, i fyen dhe i poshtnon sikur ti kishte borderonë e tij. Medie që pasqyrojnë realitetin nuk ka ma në Shqipni, tashma ato jane ba palë me pushtetin e Ramës, punojne per të, grimojnë autoritarizmin e tij. Dita dites Rama po shton dozat e autoritarizmit dhe po kthehet ne nji model autokrati si Putini rus apo Erdogani turk.
Nji Tiran po rritet në Tiranë.
I dehun nga pushteti, i veteknaqun nga levdatat e grimiereve të medieve qe tashma bajne gare kush me ia ba qejfin ma shume, Edi Ramës i asht mbushë me ja se mundet me ba si ti teket…
Si ishte rasti me taksën per rrugen e vetme ne verilindje, të ashtquejtunën rruga e kombit…
Taksë qe u vendos vetem mbi nji rrugë në tane territorin e Republikës së Shqipnisë.
Se si vendoset takse vetem për nji zonë ne tane territorin e republikes këtë gja vetëm Edi Rama e di. A janë te barabarte para ligjit tane shtetasit e Republikes se Shqipnise?! Pse vetëm zona verilindore me kete takse ateherë?
Ne dehjen egocentriste te pushtetit qe ka mbledhe ne duart e veta, Rama preku nji nerv qe kishte kujtue se asht nerv i mpimë, nervin e Lumës. Luma asht nji krahinë e njoftun dhe e nderueme në tanë viset shqiptare. Njerëz te fisem, punetore e fjalepake, trima e te beses. Historia ka farkëtue virtytet e lumjanëve sa e sa here neper rrabeshe historie ku e kane diftue veten. Kete gja e kane dite mire pushtuesit osmane, kete gja e di mire edhe sot e kesaj dite Serbia, që ka lane kockat e 12 mije ushtareve serbe qe u vrane per me hy ne kete zone. Kete gja e dine mire edhe forcat pushtuese komuniste qe shkuen me pushtue Lumën mbas vitit 1944. Luma i priti me pushke pushtuesit komuniste. Komunistet ia mbrriten me pushtue kete krahine fale rrethanave qe u krijuen mbas Luftes se Dyte Botnore, kur aleatët perendimore e braktisën Shqipnine tue e lane ne kampin sovjetik. Luma u pushtue por nuk u nanshtrue. Komunistet kryen masakra te shumta atje, terrorizuan zonen duke pushkatuar njerez pa gjyqe. Lumjanet nuk i harrojne masakrat e perbindshme si ajo e kryeme ne Buzmadhe. Ndjeshmenia per keto masakra asht e ruejtun perjetë ne kujtesen e Lumës. Kukesin vazhdimisht e kane terrorizue komunistet, nga masakra e Buzmadhes e deri te varja publike e poetit Havzi Nela ne vitin 1988.
Nuk harrohet lehte kjo e shkueme.
Edi Rama vetem ua rikujtoi ate te shkueme te hidhun me taksen qe e bani taksë-rekomande, vetem per Verilindjen. Ua kujtoi me kete te shkueme me takse e vendosun nga Partia e Punes me emen te ndrruem ne PS. Ua kujtoi me taksën e vendosun nga kryeminsitri Edi Rama qe asht i biri i Kristaq Rames qe firmosi varjen e Havzi Neles. Ua me taksen e vendosun nga ministri i jashtem, Ditmir Bushati i biri i Sul Bushatit, ish-sekretarit te PPSH-se per Kukesin.
Taksa qe penalizon vetem verilindjen dhe Kosoven nuk kishte si me kalue pa reagime ne nji zone ku ndjeshmenia kombetare asht ende e gjalle. Verilindja e Shqipnise jane te lidhun shpirtnisht me Kosoven. Kjo u pa ma se miri ne rastin e luftes ne Kosove ne vitin 1999, kur Kukesi hapi dyert per qindra-mijera shqiptare nga Kosova. Hapja me Kosoven jo vetem qe e bani realitet nji anderr shekullore per Verilindjen, por edhe hapi mundesi ekonomike per kete zone te izolueme e te braktisun nga qeverite e njipasnjishme te Tiranes. Kukesi, Hasi, Tropoja u rigjallnuen edhe ekonomikisht mbas hapjes me Kosoven. Rama kerkoi me e frenue kete mundesi duke taksue qarkullimin me Kosoven. Taksë që iu vendos vetëm rrugës per Kosovë, nuk i asht vendose rrugeve qe shkojne per Maqedoni, nuk i asht vendose rrugeve qe shkojne per Greqi, nuk i asht vendose rrugeve qe shkojne per Mal te Zi…
Njerezit kanë sy me pa dhe veshë me ndie, dhe e dallojne sa e njianshme asht kjo qeverisje ku shumica e drejtuesve ne kabinetin qeveritar jane nga Zona e Pare Operative. E njajta njianshmeni vërehet me drejtuesit e dikastereve, mvartësit e tyne, personelet e ambasadave ku perfaqesimi i Kukesit asht i paperfillshem.
Kukesi mundet me hy ne librin e rekordeve “Guinness” si qyteti qe ka nji aeroport te ndertuem para dy dekadash, ne gjendje pune por qe nuk i jepet leja me u vu ne perdorim!? Qeveritë e njipasnjishme, me kryeministra si Nano, Meta, Berisha dhe Rama, vetem sa ia nderruen drynat dyerve te aeroportit te Kukesit. Asnjihere nuk diftuen me transparence pse nuk vihet ne perdorim aeroporti i Kukesit.
Asnji nga kryeministrat e siperpermendun nuk ka sqarue psenë…vetem heshtje dashakeqe!
Edhe ne kete traditë dashakeqesie, Rama u tregua edhe ma cinik se paraardhesit, kur deklaroi se do ndertoje nji aeroport te ri në Vlonë…Shteti i Shqipnise e ka nji aeroport te gatshem ne Kukes dhe e mban te mbyllun, e nga ana tjeter kerkon me ndertue nji te ri në Vlonë!? Asht gja shume e mire me pase aeroporte në tane qytetet me peshe ne Shqipni por rasti i aeroportit te Kukesit asht deshmi e qarte e qendrimit tendencioz qeveritar ndaj nje zone te caktueme te Republikes së Shqipnisë…