Kujtim Gjuzi akuzon kryeministrin Rama për vjedhje, nuk gjen dot as votën e tij

Nuk kanë fund çudirat me zgjedhjet e 30 Qershorit, ku edhe pse PS garonte pa rivalë, nuk iu ka shpëtuar manipulimeve.
Partia Konservatore Albania e Kujtim Gjuzit në tabelën përfundimtare të votimeve rezulton pa asnjë votë, ç’ka hedh hije të forta dyshimesh për procesin.
Në një reagim për Fax News, Gjuzi shprehet se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve.
“Nuk do ta njohim rezultatin e zgjedhjeve”, u shpreh Gjuzi shkurt për Fax News.
Pavarësisht pretendimeve që mund të ketë Gjuzi, i cili tashmë gëzon dhe mandatin e deputetit në Kuvend, KQZ miratoi sot rezultatin përfundimtar për 30 Qershorin, duke iu dhënë mandatet e kryebashkiakëve të gjithë socialistëve.