Kujtesa shkronjore për Qani Sadikun.Ese për ikjen e një njeriu të mirë

Nga Namik Selmani

Ajo natë dhjetori e këtij viti ishte pak a shumë e zakonshme.
Nata bostoniane dhe ajo e periferisë së tij ishte pak e ftohtë. Por më e ftohtë do ishte në mëngjesin e ditës që do të vinte. Ishin bërë gati këpucët dimërore kapuçi, çadra, rrobat pak të ngrohta për t’u bërë pjesë e nxitimit amerikan.
Isha në atë miqësi shumëvjeçare me shkronjëshqipen, për një shkrim një poezi, për një redaktim…Nata i bën më të fortë zërat. Me një jehonë më të madhe se ditën. I jep më shumë mister. Dhimbjen e bën më të madhe.
E ja në ekran e mora lajmin e ndarjes së Qani Sadikut.
OH!!
Nuk bëhesha dot rob i një piskame apo i një bolorie çame.
POr ajo ishte aty, në çdo qelizë shkronje. Kisha cazë mendime për këtë mandatë kur më shkroi para disa ditësh Drita motra e vetme e 6 vëllëzërve Sadiku.

PO të ishin gjallë fort do i dhimbte ndarja e tij dy vëllezërve që janë ndarë para tij nga jeta Shabanit dhe Lutfiut.
Në Markat Omeri e ndien mallin e largësisë dhe të humbjes.
Po kështu në Sarandë Fatmiri. Për ta përcjellë këtë dhimbje në Çikago te vëllai tjetër Faruku.
Gjithsesi dhimbja ishte e prekshme tronditëse ashtu si janë dhimbjet e medha
Qani Sadiku kishte shkuar në një jetë tjerër më të gjatë me kujtesën që ai na la pas nesh
Kur je para një dhimbjeje të tillë, të duket se je në një udhëkryq se kujt t’ia japësh emocionin tënd të trishimit, për mungesën fizike të një njeriu që ti e ke dashur apo edhe e ke adhuruar si një qëndrestar të madh.
Vetëm dy orë larg me aeroplan banonte vëllai I tin Farukur. Dikur kisha kexuar një tregim për Markatin se ai është “Fshati në dy kontinente” Edhe atje sikur e prekja dhimbjen për të.

Kërkon një njeri që ta ndash dhimbjen. E thua me së të lartë se largësia fizike të bën më të menduar.
Kërkon që të ngushëllosh të afërmit apo edhe për të hedhur një grusht dheu nga toka që ai e deshi shumë shumë.
Dhe u futa në drtërezën e vogël të jë poezie. Nuk e kisha vështirë që të vija një titull për të “Shpirtdiellti i Çamërisë” e quajta
Kur e mbylla dhe vura dhimbshëm emrin nën të, po qetësohesha pak po borxhi i fjalës rinisi që të më godiste fort, se ai ishte e mbeti një hero I heshtur.

Në miqësinë e vajzës së mrekullueshme që do ta gëzonte këtë vit edhe me dasmën e saj (Oh vetëm zemra e Qani Sadikut e di se sa u gëzua në dasmën e saj të asaj vajze me emër shenjtërore DEA!)
Me dhëndërrin e tij një artist i vërtetë I fotografisë, fare afër monumentit të Heroit Adem Jashari pinim kafen duke shijuar më shumë se ajo, buzëqeshjen e urtësinë e tij.
Atëherë më tha se kishte dhimbje. Ishte pak sëmurë.
–Jo Qani, – i thashë, -ti do ta fitosh betejën me sëmundjen si ke fituar gjithë betejat e tua.

Qaniu buzëqeshte. Ishte larg, shumë larg egërsia e burgjeve , telat e qelive, torturat, ia kishin vjedhur diellin e qiellit po nuk ia kishte hequr rrezet e diellit të zemrës së tij kaq humane.

Prej vitesh ai ishte bërë cicëron I qëndresës shqiptare.
Qaniu nuk I lakmonte tribunat, por gjithë tribunat e kishin zili atë. Do doja që ai të ishte pjesë e bisedave me nxënës të shumë shkollave të mesme. Jo vetëm si hero, por edhe si dëshmitar i kohëve që kurrë nuk harrohen.
Sa shumë shokë kanë shkruar këto ditë për të!
Këtu e 20 vite më parë isha në shtëpinë e prindërve të tij në MARKAT që është vetëm disa metra larg Ninatit, fshatit ku kam lindur.
I futur mes fëshfërimës së ullinjve isha bërë pjesë e asaj luturvie fjalësh të nënës së tij, të truallit ku ai ishte mëkuar
Që nga ajo kohë ai do ishte miku im, mësuesi im, bashkëpunëtori për mjaft sprova shkronjore që do të bëja në këto 20 vite.
Në librin tim VATRA E MALLIT i dhashë pjesën e derit kësaj vizite. në këtë familje të nderuar çame
Suksesin e librit tim kushtuar një të persekutuari nga Berati, Selim Hoxha të titulluar “Çarçafi i bardhë” kisha ndihmën e tij. Dhe falenderimi ishte e mbetet pak, fare pak.

Shkoi Qaniu. E kisha parë jehonën e jetës së tij të libri i bashkëvuajtësit të ti Shkëlqim Abazi.
E në këto ditë, një tjetër borxh ma grackon fjalën Për të duhet shkruar. një monografi për të. Është borxhi i njerëzve të thjeshtë.
Unë besoj se me qindra miq që jetojnë ende do të bëhem pjesa shpirtërore e librit për të
Shkoi Qaniu.
Ai, shpirtdiellti na la mjaft rreze humanzmi. Dhe duhet të jemi të mençur e mirënjohës ndaj tij sot e gjithmonë.

3 dhjetor 2021