Kryetari i PD në Athinë: Ambasadorja provokon shqiptarët . Festë vetëm me militantët e PS

Provokimet e Ambasadës Shqiptarë ne Athinë, nuk kanë të sosur!
Ftohen strukturat e Partise socialiste, në takimin me diplomatet.
Është e pazakontë që një shtet të funksionojë ne këtë formë.
Këte gjë e bën vetëm Edi Rama, me njerëzit e tijë të shpërndarë në cdo institucion të shtetit dhe në rastin konkret, në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë.
Të dashur Shqipëtar kudo që jeni, në veçanti ju bashkëatdhetarë qe jetoni dhe punoni në Greqi.
Mbrëmë në ambjentet e Megaro Mousikis në Athinë, Ambasada e Shqipërisë zhvillojë një takim me diplomatët me rastin e festave të Nëntorit.
Me paturpësinë më të madhe, aty ishin të ftuar e gjithë struktura e Partise Socialiste në Athinë e më gjërë.
Nuk arrijë dot të kuptojë, ç’lidhje ka struktura e Partisë në një protokoll shtetëror??!
Dhe nëse do të ishte në respekt të të ftuarve, pse mos të kishte të ftuar dhe nga komuniteti?
Kujtë mundë ti drejtohem në këtë rast z. Ambasadore?
Mbase nuk jeni informuar mirë, cfarë të rrethon…
Festat Kombëtare janë për të gjithë Shqiptarët dhe kurrsesi nuk mund të trajtohen në këtë mënyrë.
Pa dashur të zgjatem më gjatë, me pak fjalë e konsiderojë një Turp!!
E them me plot bindje që, sa më shumë të qëndrojmë nën hije, aq më shumë Llava e sistemit do të na përvëlojë!!
Dekomunistizimi i shoqërisë, është i deomosdoshëm!
Do të punojmë fort, deri në asgjesimin e këtijë sistemi të kalbur, deri sa të bjerë!
Gëzuar të gjithë Shqiptarëve kudo janë!
Zoti e bekoftë të gjithë Kombin Shqiptarë!
🇦🇱🇦🇱🙏✌️