Kryesia merr vendimin,shkarkon 11 kryetarë të degëve të Partisë Demokratike. Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar  

 

Burime për gazetarin e “Panorama”, Mariglen Kume bëjnë me dije se janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kryetarët e këtyre degëve, nuk u paraqitën mbrëmë në mbledhje dhe kanë refuzuar urdherat per kuvendin.

Ndërkohë kryesia e Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të merren të tjera vendime.

Kujtojmë që mbledhja e kryesise zhvillohet pas Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, ku delegatët vendosën që të votojnë me 4446 vota pro për shkarkimin e Bashës, për thyerje të rënda të statutit të PD për marrje të kompetencave.