Kryesia e PD diskuton ndryshimet në statut

Kryesia e Partisë Demokratike diskutoi pasditen e sotme propozimet për ndryshimet në statutin e partisë. Në mbledhje ishte edhe Arben Imami.

Grupi i punës i ngritur në Partinë Demokratike ka paraqitur para Kryesisë së kësaj force politike propozimet për ndryshimet në statut.

Ndër pikat e propozuara është ndryshimi i zgjedhjes së kandidatëve për pushtetin vendor dhe qendror.

Kandidaturat që protësojnë kriteret të kalojnë në filtrin e votës së anëtarësisë përpara se institucionet qëndrore, kryesia dhe këshilli kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.

E drejta për tu konsideruar kandidat apo për të propozuar kandidat të mos ketë asnjë kufizim, thuhet në vendim.
Ndërkohë kryesia dhe këshilli kombëtar të kenë mundësi të propozojnë kandidatura alternative kur kanë mbështetje në jo më pak se 15 për qind të anëtarëve.

Po ashtu dhe kryesia e PD-së propozohet të jetë më e vogël nga sa është aktualisht.

Sipas propozimit të ri ajo kërkohet të përbëhet nga kryetari i partisë, nënkryetari, sekretari i përgjithshëm dhe ata funksionarë, të cilët zgjidhen nga këshilli kombëtar mes dy kandidaturave alternative që propozon kryetari i partisë si dhe nga 10-15 anëtarë që dalin më të votuar nga një listë shumëemërore.

Arben Imami solli në vëmendje kërkesën e dorëheqjes së kryetarit.

Në dokumentin e grupit të punës kërkohet dhe krijimi i KOP në qendër dhe në bazë, si dhe rregullimi i kolegjit të kryetarëve i përbërë nga kryetarët e degëve.

Mbledhja e Kryesisë i paraprin mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që do të mblidhet më 20 prill.

Ja rekomandimet per ndryshime statutore, qe po diskutohen ne kryesine e Partise Demokratike

Procesi eshte udhehequr nga dy parime:

Sigurimi i hapesirave dhe garancive demokratike ne parti

Perfshirja ne vendimarrje e anetaresise.

Burimet per rekomandimet e ndryshimit te statusit vijne nga:

Propozimet e dala gjate analizes

Praktika e partive simotra ne Gjermani dhe Britani

Propozimet e dy flukseve te ndryshme, që kane paraqitur platfome politike dhe draft statut krejt te ri

Propozime individuale nga anetare, kryetare degesh dhe anetare te forumeve te partise.

Afrimi i vendimarrjes tek anetaresia.

Propozimi për përfshirjen e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrin e anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.

Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeve qendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) për vendimmarje të rëndësishme politike të parties, duke perfshire miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjite dhe programet politike dhe elektorale;
Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisë së kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Te detajohen plotesisht ne Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të parties, Komisioni Apelimit/Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë nje instrument real që ka besueshmeri për anetarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional.
Standartet etike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, si parim qe përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare.
Rregullimet për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave, qe do të funksionojë mbi bazën e një rregulloreje te miratuar nga Këshilli Kombëtar. Eshte propozim i shpallur ne projekt-statutin e dy anetareve te KK, I pershtatur per kushtet tona nga modeli origjinal i Partise Konservatore Angleze.