Kriza energjetike dhe pamundësia për të reaguar

Nga Nebil Çika

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot krizë energjetike të pritshme në Shqipëri, duke mos dhënë detaje mbi gjendjen e brendshme dhe duke ia hedhur fajin “situatës ndërkombëtare”, pa shpjeguar se si përcillet kjo krizë në Shqipëri, në deklarate qe ka tronditur rende bizneset dhe qytetarët shqiptarë në gjendje normale psikike. Me gjithë deklaratën ” “horror” të kryeministrit nuk ka dhe ma do mendja nuk pritet ndonjë reagim popullor ndaj asaj qe pritet te ndodhë ne ekonominë shqiptare.
Në kushte normale Shqipëria nuk duhet të prekej nga kriza energjetike në se do të kishte një qeveri e shtet të përgjegjshëm.
Ne jemi një vend me burime të konsiderueshme nafte e gazi dhe vendi i dytë në botë për burime ujore në bazë të popullsisë .
Por pasuritë tona kombëtare janë grabitur e grabiten për shkak të abuzimit të qeverisë dhe shtetit.
Rama nuk ka pse ndjen asnjë përgjegjësi për krizën energjetike që paralajmëroi sot dhe çdo poshtërsi tjetër në kurriz të këtij populli.
Ai i ka blerë votat për të qenë në pushtet.
Shumica e shqiptarëve nuk kanë asnjë të drejtë të ankohen e ti kërkojnë atij llogari sot .
Ta kishin menduar këtë para se të shisnin votën, te votonin verbërisht apo të mos votonin fare.
Çdo popull e meriton qeverinë që ka !
Të drejtën të flasin e kanë vetëm ata që kanë votuar kundër por që si pakicë, do t’iu duhet të vuajnë pasojat e idiotësisë të shumicës!