Kriza energjetike, Basha: Faji i qeverisë .Kemi 8 vjet me çmimet më të larta në rajon

Për kryeministrin Edi Rama, kushtet klimaterike dhe faktorë të tjerë gjeopolitikë kanë prodhuar një krizë energjitike, por për kreun e PD-së, Lulzim Basha, përgjegjës për pasojat në vendin tonë, është vetë qeveria. Në një deklaratë për mediat, pasi Rama paralajmëroi një rritje të çmimit të energjisë, Basha tha se shqiptarët kanë 8 vite që po përballen me çmimet më të larta në Rajon e Europë. Sipas Bashës, qeveria nuk po i vjen në ndihmë qytetarëve dhe se kostot e jetesës janë bërë të pabërballueshme.

“Tellalli i së keqes doli sot për të larë duart para shqiptarëve, për atë që po përgatit për ta, rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë, ndërsa tashmë të gjitha çmimet janë rritur ndjeshëm duke pamundësuar për qindra mijëra shqiptarë të përballojnë nevojat bazë. Vërtet bota po përballet tani, por shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, të energjisë dhe karburantëve. Në ato vende ku ndodhin rritje të diktuara nga tregjet ndërkombëtare, qeveritë e përgjegjshme u vijnë në ndihmë qytetarëve të tyre. Por a mund të ndodhë kjo më këtë qeveri? Shqiptarët e dinë mirë që jo. Ata e kanë parë se si në momentet më të vështira të këtyre viteve, kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka braktisur. Kështu ndodhi me tërmetin, kështu ndodhi me pandeminë. Shqiptarët e kanë parë se si fondet e rindërtimit u përdorën për të majmur ortakët e Edi Ramës, dhe po këto fonde të jepeshin jo për njerëzit në nevojë , por për të marrë në këmbim votën e tyre. Shqiptarët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre braktisjen gjatë pandemisë, kur babëzia e kësaj pakice të korruptuar dha ndihmën më të ulët ekonomike në Europë, duke shkaktuar rritjen më të madhe të jetëve të humbura në kontinent, varfëri dhe papunësi”, tha