Krijohen dy grupe të reja Parlamentare. Hajadri kryetare e grupit të PD

Disa minuta para seancës në Kuvend, Faxweb mëson se janë krijuar dhe dy grupet parlamentare. Grupi i PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa deputetët e dalë nga radhët e LSI-së do të vetëshpallen të pavarur dhe do të kryesohen nga Nimet Musaj.

Ky i fundit ishte pjesë e listave të LSI-së në qytetin e Fierit, ndërsa duket se për shkak të përjashtimit që iu është bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, janë detyruar që të krijojnë grupimin e të pavarurve.

Derimë tani në Kuvend janë 102 deputetë, ndërsa të tjerë emra kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Kuvend.