Kreu i PD Kukës, Rexhmati: Policia Speciale të tërhiqet nga qyteti

Taksën e rrugës e kundërshtuam, që kur nisi projekti i gabuar për të, dy vite më parë. Edhe sot dolëm për ta kundërshtuar me mjete paqësore, për ta bindur qeverinë që të dëgjojë argumentat tona. Ne na vjen shumë keq për dhunën që u provokua nga specialet. Ata perdoren gaz lotsjelles perpara orarit te fillimit te protestes. Ne nuk e ndaluam dot, megjithë thirrjet për qetësi që bëmë. Emocionet e turmës është tepër e vështirë të kontrollohen kur ata provokohen, ndoshta provokimi ka qenë qëllim i parapërgatitur nga policia që po sillet nëpër kukës si lugati duke terrotizuar banorët. Ruajtja e sigurisë së protestës ka qenë detyrë e policisë. Ne distancohemi nga dhuna dhe provokimet.
Por po vihet re se ka përpjekje për ta përdorë ngjarjen e sotme për dhunë dhe persekutim mbi kuksianët. Qeveria duhet të tërheqë menjëherë policinë speciale nga Kukësi dhe të merret me problemin kryesor që është taksa, sepse nëse u dogj një tra koncesionari vendos një tjetër dhe populli i Kukësit kurrë nuk ka për ta pranuar, protesta paqësore nuk do të ndalen deri në eleminin e taksës diskriminuese.