KQZ mbron vjedhjen e votes

Zëdhënësja për shtyp e KQZ-së Drilona Hoxhaj në një komunikim për shtyp ka sqaruar se të dhënat e raportuara dje nga ky institucion mbi pjesëmarrjen në votime nuk ishin përfundimtare dhe se ishin marrë në rrugë operative.
“Janë informacione të siguruara në rrugë operative, pra me telefon nga qendrat e votimit dhe është theksuar disa herë dje se ato nuk janë rezultatet finale të cilat mund të kenë dhe mospërputhje deri në rezultatin përfundimtar të KQZ-së”, tha Hoxhaj.