Kosovë, sa deputetë do të kenë partitë parlament sipas rezultateve paraprake

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për 95% e të gjitha vendvotimeve në Kosovë, njofton Syri.Kosova.
Sipas raportimit të fundit të DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 25.37 % të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.68 %.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21.78 %, ndërsa koalicioni AAK-PSD 11.6 %.
Lista Serbe ka marrë 6.61%, ndërsa Nisma Socialdemokrate- Aleanca Kosova e Re- PD 5.06 %.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 30 deputetë në Kuvend ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë 29 deputetë.
Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 26 deputetë, koalicioni AAK – PSD do t’i ketë 14 deputetë, ndërsa NISMA nëse e kalon pragun pritet t’i ketë 6 deputetë gjë që mund t’i shkoj në dëm partive të tjera duke ia zvogëluar numrin e deputetëve.