Kosovë: Presidenti Thaçi trajtohet në spital me probleme me veshkatShiko komentet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e mëngjesit të së hënës është shtruar për pak kohë në spital për shkak të shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshka.

Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se ai u trajtuar në Klinikën e Urologjisë në Qendrën e Klinike Universitare në Prishtinë, ku i kryer analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

Pas trajtimit është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.