Kosovë: Krizë politike në kohë pandemie

 

Lidhja Demokratike e Kosovës tha se do të mbledhë nënshkrimet për të çuar në parlament mocionin e mosbesimit për qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës së deputetëve të parlamentit. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës së parlamentit, jo më vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij, thuhet në tekstin e kushtetutës.

Mocioni u paralajmërua të mërkurën vetëm disa orë pasi që kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkak të mospajtimeve rreth shpalljes apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën po e kërkon presidenti Hashim Thaçi, por pa pajtimin e kryeministrit.

Kryeministri Kurti, tha se do të pres të shoh veprimet e Lidhjes Demokratike para se të komentojë nismën e saj.