“Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe”, paralajmërimi i dokumentuar i prof. dr. Enver Bytyçit

Profesor Enver Bytyçi, në librin e tij të përbërë nga 5 kapituj, ka trajtuar rrezikun që po i kanoset Kosovës
Në ambientet e bibliotekës kombëtare, Pjetër Bogdani është promovuar libri “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe” nga autori Enver Bytyçi

Ky libër trajton cështjen e shumëpërfolur viteve të fundit, që ndërlidhet me cështjen e ndryshimit të kufijve, si ide të proklamuara nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Profesor Enver Bytyçi, në librin e tij të përbërë nga 5 kapituj, ka trajtuar rrezikun që po i kanoset Kosovës, duke shpalosur kështu me fakte, data e citate të drejtpërdrejta deklaratat që janë dhënë si në mbrojtje ashtu edhe në kundërshtim të idesë për ridizajnimin e kufijve.

Muhamet Hamiti, Kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e LDK-së, si dhe ish ambasador në Britani të Madhe, Muhamet Hamiti,deklaroi se ky libër do të mbetet si fakt i rëndësishëm i zhvillimeve që mund të ndodin në të ardhmen.

“Ky libër ka bosht tematikën me këtë aventurën e ndryshimit të kufijve dhe janë reagim ndaj një situate emergjente. Unë besoj se ky libër do të ketë me shumë interes për të ardhmen sepse këtu ka fakte. Vitin e fundit kemi shkruar dhe botuar duke kundërshtuar idetë e prekjeve të kufijve të Kosovës. Thaçi ka folur për korrigjim të kufijve dhe tash po thotë qe ndryshimin e kufijve nuk e kam diskutuar”, u shpreh prof Hamiti.

Tutje, ai potencoi se autori Bytyçi në këtë libër dëshmon, analizon dhe merr qëndrim.

“Aventura për ndryshimin e kufijve ende nuk është ndalur dhe kjo ide do të ku dështohet nga forcat politike. Në shkrimet e Bytyçit jepet rëndësi e madhe e kundërshtimet e kryeministrit në detyrë të Haradinaj ,LDK-së dhe VV për ndryshimin e kufijve”.“Në këtë pikë nuk do të pajtohemi plotësisht se Ramushi e ka ndal këtë sepse ai ka heq dorë si kryeministër dhe ia ka lënë në dorë Thaçit. Unë shpresoj që prej pësimeve do të marrim mësim të gjithë,sepse ti hysh punës së rishikimit të çështjes së Kosovës do të krijonte pushtete në nivel të tretë. Pavarësia e Kosovës është arritja më e madhe e Kosovës dhe popullit Shqiptar në 100 vjetët e fundit. Këtu ka fakte citohen deklarata të rëndësishme të njerëzve. Ky libër është i rëndësishëm për faktet që nxjerr dhe analizat që bënë”, nënvizoi ai.

Kurse, publicisti Skënder Mulliqi tha se rreziku për cështjen e korrigjimit të kufirit nuk ka kaluar ende.

“Në këtë libër paraqitet një temë e kohës. Ndër publicistët më të zellshëm në këtë drejtim. Kjo vepra e fundit është sublimim i të gjithë veprave që ka shkruar deri sot. Korrigjimi i kufijve ka qenë një temë shumë e rrezikshme dhe na ka zënë të gjithëve të pa përgatitur. Nëse dikush ka pas pretendime që përmes kësaj ti mbulojë gabimet e veta gjatë qeverisjes ajo është dështim para popullit. Vepra është një temë mjaft qe ka prek shumë çka. Unë mendoj që për këtë temë është dashtë të angazhohen shumë njerëz sepse ende nuk është larguar korrigjimi i kufijve e cila është në dëm të shqiptarëve”.

Ndërkaq,autori i librit prof. dr. Enver Bytyqi, tha se tema e librit ndërlidhet me idenë për ndarjen e Kosovës.

“Thelbi i librit është pikërisht ndarja e Kosovës. Libri është i ndarë në 5 kapituj. Kosova është në fushatë elektorale dhe në fushatë çdo aktivitet merr konotacione politike. Dje Hashim Thaçi tha se çështja e kufijve të Kosovës po shfrytëzohet për marketing. Kosova një ndër problemet më të mëdha ka çështjet e definimit se çfarë po ndodh me Serbinë. Nëse Thaçi kërkon që mos të flitet për korrigjimin e kufijve ky është një gabim i madh sepse këtë donë dhe Vuqiç. Në libër thuhet se ndarja e Kosovës të qoj në krijimin e Serbisë së madhe. Ideja e ndarjes së kufijve është e vjetër , por atë që nuk mund ta bëjë Milloshi po e bënë Vuqiçi me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi”.

“Libri do të shërbejë edhe mbas 100 vjetëve si një dokument me fakte. Dokumentimi i kësaj çështje është shumë me rëndësi. Në libër ka personazhe negative dhe pozitive. Personazhi më pozitiv në libër del kryeministri në detyrë Haradinaj. Sepse vetëm Ramushi mund ta ndalë Presidentin e Kosovës për korrigjimin e kufijve. Vendosja e taksës ndaloj bisedimet me Serbinë dhe ky proces ishte i posaçëm për shkatërrimin e Kosovës. Pa njohjen e shtetit të Kosovës nuk mund të ketë bashkim kombëtar, është shprehur Bytyçi.

Marre nga Bota Sot