“Korrupsioni është kancer”/ Ambasadorja Yuri Kim: SHBA, masa shtesë për të luftuar financimin e paligjshëm, për aktorët e korruptuar…

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë të ditur se SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin.

Diplomatja amerikane shkruan në “Twitter”, se korrupsioni është kancer dhe se autoritetet në SHBA po punojnë për të luftuar financimin e paligjshëm të personave të korruptuar.

“Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe për të forcuar kapacitetin për të ekspozuar aktet korruptive. Ja lajmet më të fundit nga Shtëpia e Bardhë”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve.