“Korrupsioni armiku i mirëqenies së shqiptarëve”, Basha: Pse nuk reagon Rama për arrestimin e Kokës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të mërkurë në një konferencë me gazetarët ka risjellë në vëmendje sërish arrestimin një ditë më parë të ish ministrit Lefter Koka dhe faktin që akoma nuk është kapur koka e krimit.

Basha i është

Kryedemokrati i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të ABC, Juxhin Mustafaraj në lidhje me ruajtjen e qetësisë nga ana e qeverisë në lidhje me reagimin për arrestimin e Lefter Kokës dhe faktin që opozita duhet të ishte para institucioneve për të kërkuar llogari.

Ai është shprehur se protestat kanë qenë dhe do të jenë një armë e fuqishme e opozitës, por në këtë rast rolin kryesor e ka drejtësia.

“Ju falënderoj ju dhe kolegët tuaj asnjëherë nuk ka munguar guximi që të mbuloni denoncimet që kemi bërë ne. Mafia e inceneratorëve shtrihet nga Edi Rama deri te ato që janë caktuar për të çuar para te mediat dhe tu mbyllin gojën që të mos jenë të informuar nga skemat e mashtrimit. Nuk vidhen vetëm nga Lefter Koka, pasi janë dhjetëra herë më shumë para të vjedhura nga të gjithë bashkëpuntorët në këtë skenë.

Dje e kam bërë të qartë se skema duhet të hetohet nga koka, dhe asnjë vendim dhe nuk është marrë pa pjesëmarrjen e Edi Ramës, asgjë tjetër nuk mund ta shtyjë një kryeministrit që të marrë zvarrë një grup parlamentar ta dërgojë drejt skemës së krimit.

 

Që Partia Demokratike e ka nxjerrë dhe do e nxjerrë sërish në rrugë sërish nuk ka dyshim, por pyetja sot është se pse Rama i ka kaluar 17 vendime brenda ditës, pse e dërgoi grupin parlamentar te Iniciatori i Elbasanit ditën që PD-ja bëri kallëzim penal? Pse nuk mban asnjë qëndrim për ministrin e tij? Paratë e të cilit pastron ai? Pse ai është kapur në flagrancë me një person në kërkim? Por kjo s’është e lehtë për një gazetar se është e vështirë dhe për prokurorët dhe hetuesit.

Prokurorët dhe hetuesit që kanë arrestuar Lefter Kokën dhe pse në presion të mafias me në krye Edi Ramën duhet të vlerësohen për këtë fakt dhe do të jemi në mbështetje të tyre. Siç kemi bërë dhe të qartë kërkojmë një hetim me dinjitet për të gjithë faktet. Duhet guxim për arrestimin e Lefter Kokës dhe për thirrjen e Edi Ramës. PD dhe unë kemi qenë në ballë të betejës dhe sot më në fund SPAK është në lëvizje dhe unë kërkoj që të shkojë deri në fund, faktet janë publike”, ka thënë ai.e.su.