KORONAVIRUSI, SHTETI KREJT I PAPERGATITUR

 

Nga Bardh Spahia

Fatkeqësisht, por sic pritej Koronavirusi mbërriti në Shqipëri, madje prej me shume se dy javesh sic po del ne pah tani. 2 rastet e konfirmuara zyrtarisht, detyrojnë masa protokollare shumë rigoroze. Sic e kemi dëshmuar qeveria e papërgjegjshme nuk ka marrë veprime konkrete por vetem show me fjalë boshe në mbledhjen e qeverisë të një kryeministri që jep këshilla bazike mjekesore, nga ato që duhej të ishin të afishuara në cdo vend publik e media, prej kohësh. Mungesa e transparencës e deritanishme ka fshehur papërgjegjshmërinë e mosmarrjes së masave serioze. Vetë informacioni i ministrisë së shëndetësisë se 2 personat e prekur me Koronavirus, kanë kaluar nga Hani i Hotit po rrëzohet nga autoritetet doganore. Mendoni kur ky lloj informacioni nuk është i saktë, cfarë përgatitje ka ky shtet? Dhe që nuk ka pikë përgatitje, kjo shihet tek kaosi informativ për mbylljen e shkollave për dy javë. Vetë ministria e arsimit nuk di cfarë të thotë edhe pse e ka detyrë organike, sepse kryeministri me deklaratën publike e vuri para faktit të kryer!
Koronavirusi nuk zgjedh, mund të prekë secilin, edhe atë që vazhdon të grumbullojë cdo pushtet! Koha te degjohen specialistet. Koha për përgjegjshmëri e jo për show.