Koronavirusi – Shkon në 4 numri i vdekjeve në Turqi, 359 raste të konfirmuara

 

Është rritur në 4 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Turqi.
“168 nga 1.981 testet e kryera në 24 orët e fundit rezultuan pozitive. Numri i pacientëve tanë arriti në 359, nga 191 që ishte një ditë më parë. Ne humbëm një zonjë 85-vjeçare në mesin e pacientëve tanë. Një pacient që ka vdekur më parë, tani po e konsiderojmë si COVID-19. Për fat të keq, humbjet tona në total janë 4. Dhimbja jonë është shtuar, por do t’ia dalim”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Ndërsa zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, vuri theksin mbi rëndësinë e uniteti në këto ditë të vështira për vendin dhe të gjithë njerëzimin.

“Rastet e reja duhet të na çojnë jo në panik dhe pesimizëm, por drejt zbatimit të masave në mënyrë më rigoroze. Të mos i ndahemi vigjilencës. Është një proces i vështirë, por do t’ia dalim së bashku”, shkroi Kalin gjithashtu në “Twitter”.