Koronavirusi- Rama :do te mbyllim shkollat ,jo kufirin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot mbylljen e institucioneve shkollore deri në datën 3 prill për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Pse, mbyllja e institucioneve arsimore?! – tha Rama në mbledhjen e qeverisë. – Pjesa më pak e kërcënuar është pjesa e më të rinjve, por duhet kuptuar se të rinjtë apo fëmijët për shkak se duhet të shkojnë në shkollë apo kopsht dhe mblidhen së bashku janë mbartës dhe mund ta transferojnë virusin tek të tjerët dhe pse për ata virusi nuk shfaqet kërcënues për rrezikshmëri për jetës dhe për këtë arsye ne besojmë se është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha aktiviteteve masive kulturore, sportive, dëgjesave e të tjera

Kryeministri Rama deklaroi nga mbledhja e jashtëzakonshme, se nuk do të ketë mbyllje të kufijve nga ana e Shqipërisë.

Sipas tij kjo rekomandohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas kryeministrit vendi ynë pas konfirmimit të rastit të parë në vendin tonë hyn në fazën e parë të masave të ndërmarra të cilat do të shtrihen në tre dimensione; kontrolli, parandalimi, dhe mjekimi.

Gjithashtu Rama konfirmoi edhe një fond shtesë prej 400 milionë lekësh, për këtë situatë.

“OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve”, tha kryeministri. “Është një masë shumë drastike, e përdorur thuajse fare, ose pjesërisht në raste shumë specifike, të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria nuk i ka. Ne planin e veprimit e kemi në tryezë dhe sot me konfirmimin e rastit të parë, futemi në skenarin e parë”.

Megjithatë Rama tha se në këtë fazë është vendosur që të pezullohen fluturimet direkte apo udhëtimet detare me veriun e Italisë. Gjithashtu do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore për 2 javë. Kryeministri tha gjithashtu se do të kërkohen pezullimi i të gjitha aktiviteve sociale, sportive apo sociale.

Qeveria ka vendosur një fond prej 400 milionë lekësh, për të plotësuar disa nevoja të kësaj faze të sistemit tonë shëndetësor, tha kryeministri.