Koronavirusi/ Presidenti Meta takon zyrtarin e OBSH: Nuk ka vend për panik, por duhet kujdes

 

Kreu i shtetit, Ilir Meta, publikoi një njoftim nga takimi me drejtorin e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzalez.

Sërish, Meta bëri thirrje për kujdes, por tha se nuk ka vend për panik, por e rëndësishme është që të jemi bashkë për shëndetin e çdo qytetari.

“Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.

Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!

Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”, shkruan Meta.

Në Shqipëri janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus, të cilët janë babë e bir, që kanë mbërritur nga Italia. Qeveria shqiptare ka thërritur mbledhjen e jashtëzakonshme, a mendoni se duhet të ndërmerren masa ekstreme, siç është shpallja e emergjencës, që penalizojnë lëvizjet dhe aktivitetet publike.