Koronavirusi në Shqipëri – Rritet në 433 numri i rasteve të konfirmuara

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është rritur në 433.
11.04.2020 ~ 11.04.2020
Koronavirusi në Shqipëri – Rritet në 433 numri i rasteve të konfirmuara
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në njoftimin zyrtar konfirmon se 259 persona të dyshuar janë testuar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve kanë rezultuar 17 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 3 mijë e 644 raste të dyshuara dhe prej tyre 433 janë të konfirmuar pozitive me COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

“Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19″, theksohet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Gjithashtu potencohet se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Kujtojmë se në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa institucionet kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve