Koronavirusi në botë – Mbi 110 mijë të vdekur dhe rreth 2 milionë të infektuar
Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) në mbarë botë është mbi 110 mijë ndërsa numri i të infektuarve është mbi 1 milion e 783 mijë. Nga epidemia janë shëruar rreth 404 mijë persona.
Në Itali, numri i personave që kanë humbur jetën prej koronavirusit në 24 orët e fundit është rritur me 619 duke arritur në 19 mijë e 468 në total. Numri i personave të infektuar arriti në 100 mijë e 269. Sipas ankesave të ardhura nga të afërmit e atyre që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit (Covid-19) në azilet (e të moshuarve) në qytetin Milano dhe përreth tij, kanë filluar hetimet për mos marrjen e masave kundër epidemisë dhe shkaktimin e vdekjeve.
Në Francë numri i personave që humbën jetën brenda një dite u rrit në 643 duke e çuar në 13 mijë e 832 numrin e humbjeve. Bëhet e ditur se numri i të infektuarve në të njëjtën ditë u rrit me 3 mijë e 114 duke arritur në 93 mijë e 790. Nga ana tjetër, ministrja e Punës së Francës, Muriel Penicaud, në një deklaratë të bërë nëpërmjet medias sociale, numri i të papunëve në Francë arriti në 8 milionë. Ata që janë nxjerrë nga puna do të marrin 70% të rrogës (të papunëve) nga shtetit.
Në Angli numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit brenda 24 orëve të fundit u rrit në 917 duke bërë që numri i vdekjeve në këtë vend të arrijë në 9 mijë e 875. Numri i infektimeve duke u rritur edhe 5 mijë e 234 arriti në 78 mijë e 991 në total. Ndërkohë që në vend pritet zgjatja e karantinës së pjeshme që skadon brenda javës, vihet re se populli nuk merr parasysh paralajmërimet për të mos dalë në rrugë.
Bilanci i personave të vdekur në disa vende të tjera të Evropës është kështu: 16 mijë e 353 në Spanjë, 3 mijë 346 në Belgjikë, 2 mijë e 643 në Hollandë, 3 mijë në Zvicër, 887 në Suedi, 470 në Portugali, 337 në Austri, 260 në Danimarkë, 195 në Poloni dhe 123 viktima në Çeki.
Kurse në vendet e Ballkanit numri i viktimave është: 37 në Bosnjë-Hercegovinë, 282 në Rumani, 71 në Serbi, 26 në Bullgari, 34 në Maqedoninë e Veriut. Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur të vdekur.
Në Kosovë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në 24 orët e fundit janë shtuar edhe 33 raste të reja me COVID-19, duke e çuar totalin e të prekurve në 283. Gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 6 pacientë të prekur nga COVID-19, duke e çuar në 58 totalin e të shëruarve.
Në Shqipëri ka 433 raste të konfirmuara dhe 23 pacientë kanë ndërruar jetë që prej fillimit të epidemisë e deri më tani.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda një dite vdiqën edhe 2 mijë e 91 persona të tjerë duke bërë që numri i përgjithshëm të arrijë në 18 mijë e 777 kurse numri i të infektuarve është mbi gjysmë milion.
Në Iranu rrit në 117 numri i humbjeve gjatë 24 orëve të fundit dhe arriti në 4 mijë e 357 ndërsa i rasteve me koronavirus arriti në 70 mijë e 29. Kryetari i Bashkisë së Tebrizit, İrec Şehin Baher rezultoi pozitiv për koronavirus.
Në Izrael humbën jetën edhe 6 persona të tjerë duke e çuar numrin total në 101, kurse të infektuar ka 10 mijë e 743.
Në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) ka 3 vdekje dhe 99 raste me koronavirus. Në këtë vend u mor vendimi për mbylljen e kufijve tokësor dhe ajor deri në 30 prill për të gjithë nënshtetasit e huaj përveç qytetarëve të RTQV-së, bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre.
Kurse në Qipron e Jugut, udhëheqja grekoqipriote bëri të ditur se numri i humbjeve për shkak të koronavirusit arriti në 10 kurse numri i të infektuarve është 616.
Edhe në vendet e evroazisë numri i vdekjeve dhe infektimeve ka shënuar rritje.
Raporti i vdekjeve/infektimeve është 83/2 mijë 777 në Ukrainë, 10/897 në Kazakistan, 5/377 në Kirgistan, 3/255 në Gjeorgji, 4/796 në Uzbekistan dhe 13/1.013 në Armeni.
Në Malajzi ka 76 të vdekur dhe 4 mijë e 683 raste me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë së Indonezisë bëri të ditur se numri i humbjeve është rritur me 46 duke arritur në 373 kurse numri i të infektuarve është rritur në 4 mijë e 241.
Në kuadër të masave të Covid-19, në 7 provinca të Japonisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Numri i të vdekurve është 141 ndërsa i të prekurve është 7 mijë e 650.
Në Filipine, vend i Azisë Juglindore, numri i viktimave u rrit në 297 ndërsa i rasteve me koronavirus u rrit në 4 mijë e 648.
Kurse në Tajlandë është regjistruar rënie e numrit të infektimeve në ditë. Në vend të shtunën u regjistruar 45 raste të reja ndërsa numri në total arriti në 2 mijë e 551. Ndërkohë që Tajlanda është e sukseshme në çëshjten e kurimit ndër vendet e rajonit, dje u shëruan edhe 122 persona të tjerë duke bërë që numri i të shëruarve në total të arrijë në 1 mijë e 135.
Raporti i vdekjeve/infektimeve në këtë rajon është përditësuar: 214/10 mijë 512 në Korenë e Jugut, 8/2 mijë 299 në Singapor, 289/8 mijë 504 në Indi.
Për shkak të virusit deri më tani në Bangladesh e kanë humbur jetën 30 persona ndërsa tek 482 persona është hasur në koronavirus. Në rajonin Gopalganj, pasi një polis u diagnostikua me koronavirus, 66 policë të njëjtës rajoni policor u futën në karantinë.
Numri i njerëzve që vdiqën për shkak të Covid-19 u rrit në 275 në Algjeri, 146 në Egjipt, 72 në Irak dhe 28 në Tunizi. Numri i rasteve në Katar u rrit në 2.728 dhe në Jordan në 381.