Koronavirusi – Mbi 1,7 milionë raste në mbarë botën

Numri i njerëzve të infektuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 1,7 milionë.
11.04.2020 ~ 11.04.2020
Gjithsej 1 milion e 705 mijë e 766 raste janë konfirmuar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë me numrin më të lartë të rasteve, 503 mijë e 177 pacientë deri më tani. Pas saj renditen Spanja me 158 mijë e 273 raste, Italia me 147 mijë e 577, Franca me 124 mijë e 869 dhe Gjermania me 122 mijë e 171 raste.

Kurse në Kinë, vendi nga ku filloi pandemia globale, janë aktualisht 81 mijë e 953 të infektuar.

Shtetet e sipërcituara ndiqen nga Mbretëria e Bashkuara me 73 mijë e 758 raste, Irani me 70 mijë e 29, Turqia me 47 mijë e 29, Belgjika me 28 mijë e 18, Zvicra me 24 mijë e 551, Holanda me 23 mijë e 97, Kanadaja me 22 mijë e 148, Brazili me 19 mijë e 943, Portugalia me 15 mijë e 472, Austria me 13 mijë e 713, Rusia me 13 mijë e 584, Izraeli me 10 mijë e 505 dhe Koreja e Jugut me 10 mijë e 480 raste të konfirmuara me COVID-19.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës më 12 dhjetor 2019, pandemia globale COVID-19 është përhapur në 185 vende dhe territore, sipas të dhënave të përpiluara nga portali “Worldometer”.

Të dhënat në fjalë tregojnë se koronavirusi i ri ka shkaktuar në mbarë botën vdekjen e mbi 103 mijë njerëzve deri më tani, ndërsa të paktën 378 mijë e 444 pacientë janë shëruar.