Koronadiktatura

Nga Nebil Çika

Doli prapë në tv lideri suprem i Surelit në një monolog propagandistik të radhës ju drejtua shqiptareve me rolin e shpëtimtarit te madh te kombit .Tha se burgimi i rëndë që parashikoi me ligj ndaj atyre që nuk zbatojnë urdhrat e dekretet tij janë për të mirën e tyre ,sipas parimit komunist ai që ndëshkon, te do .Shau e denigroi te gjithnjë kritiket dhe kundërshtaret e tij publik i quajti te çmendur, të pakorrigjueshëm qe kundërshtojnë edhe Zotin etje . Pra kush është kundër tij është ose psikopat ose armik i partisë edhe popullit ,
Tha se Shqipëria ishte “fanar ndriçues në botë “edhe në luftën me korona virusin. Madje ketë punën e “fanarit ndriçues” ja kishin konfirmuar në telefon edhe kryeministrat e Austrisë dhe Suedisë që ishin mahnitur nga suksesi i liderit suprem në luftën aktuale botërore .Pra në aspektin ndërkombëtar lideri suprem thotë qe ka korrur një sukses te paparë. Në te vetmin moment pjesës globale te monologut qe lideri i Surrelit e dhjeu fare ishte momenti kur citoi presidentin amerikan Trump te cilin dikur e ka quajtur “turpin e civilizimit.
Problemi e madh e me shqiptaret ,me ata shqiptarë që nuk besojnë nuk e dëgjojnë e veçanërisht me ata qe e kundërshtojnë edhe ndryshimet e fundit ne kodin penal për dënimet me burg për këta i beri . Për ti mbushur mendjen idiotëve që ende e besojnë se i vetmi njeri qe ka te drejte ne ketë vend është vetëm Ai . U tha shqiptareve qe asnjë prej tyre nuk ka vdekur për buke ne këtë vend qe nga koha e Skënderbeut. Tha gjithashtu se sot kane me shume buke se ne kohen e “ luftës Nacional- Çlirimtare” ,madje edhe me shume se ë kohën e diktaturës komuniste. Stil tipik komunist i te berit krahasim. Deri ne vitin 1990 diktatura komuniste i bënte krahasimet e statistikave te tyre me ato te vitit 1938.
“Sihariqi “ i tij i madh ishte falja e gjobave qe u kishte vene qytetareve e automjeteve qe kishin shkelur urdhrat e rregullat ne këto dite të koronadiktaturës së tij . Një mashtrim e propagandë tipike komuniste pjesë e përdorimit te “gjendjes së jashtëzakonshme ne funksion të fushatës elektorale qe ai ka misur prej kohesh. Vendos mijëra gjoba te pa ligjshme dhe pastaj thotë se i fala dhe idiotet rrinë e dëgjojnë me goje hapur e një pjese madje edhe e besojnë. Po harroi që në fillim të monologut të tij që tha se ndryshimet e djeshme në Kodin Penal u bene pasi ligji shqiptar ishte i vetmi qe nuk parashikonte ndëshkime dhe kufizime ne rastet e gjendjes se fatkeqësisë natyrore. Sipas kesh i bie qe çdo shkelje e lirisë dhe te drejtave themelore te njeriut , mase shtrënguese , gjobe arrestim ,sekuestrim, dhune fizike e psikologjike e marre qeveria dhe e ushtruar nga institucionet e dhunës , ushtri e policia qe garantojnë masat e shtetrrethimit kane qene te gjitha te pa ligjshme. Besoj se edhe me idioti tani e kupton qe këto masa ,gjobat dhe sekuestrimet e automjeteve e mallrave te tjera , janë marre ne mënyrë te paligjshme dhe nuk mund te zbatoheshin . Ne vend te thotë se gjobat qe kemi vendos janë te paligjshme mashtron shqiptaret dhe thotë që i falem ato. Bën edhe bamirësin tani !
Mirëpo ai lideri i Surrelit si gjithnjë tonet e forta të monologut i ruajti për kërcënimet. Pasi mashtroi për “faljen” e gjobave te paligjshme te vena prej tij kërcënoi se nga e hëna me hyrjen ne fuqi te ndryshimeve ne kod penal do te bënte shembull këdo qe do te guxonte ti delte kundër urdhrave dhe dekreteve te tij. Dhe kur është fjala për dhune , burg gjoba e te tjera ai ka treguar se nuk te fal . Kujtoni vetëm ata qe vranë veten ne burgje te arrestuar se nuk mund t mund të paguanin dot leket e dritave. Tani ,mohimit te lirive do tiu shtohen edhe mjetet e dhunës se garantuar me ligj prej te cilave do te ndëshkohet çdo zë i ngritur kundër vullnetit te liderit suprem kundër koronadiktaturës .