Korab Lita :“Gramoz Ruçi mos të fusë hundët në punët tona m jam un kryetar i Grupit parlamentar te PD “

 

Pas konflikteve të brendshme brenda grupit parlamentar, ku deputeti Korab Lita deklaroi në mënyrë të papritur se është ai krytari i grupit, duke larguar kështu Rudina Hajdrin, L

Lita u shpreh ne nje komunikim me mediat  se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk ka pse të fusë hundët në punët e tyre të grupit parlamentar, pasi këto janë vendime që i takojnë grupit të tyre parlamentar.

“Bazuar në njoftimet në media dhe nga informacionet se vinë na Kuvendi jemi vënë ne dijeni se disa deputetë kanë kërkuar të t’i bashkohen grupit tonë. I shpreh mirënjohje kolegëve deputetë që duhan të na bashkohen. Sapo të kemi në dorë kërkesat e tyre do t’i shqyrtojmë të gjitha. Që nga krijimi, ka pasur kërkesa për t’u afruar grupit apo dhe për t’ju larguar”, tha Lita.

“Që nga krijimi, ka pasur si raste pranimi, si dhe deputeti Andi Përmeti që me shumicë votash e kemi rrëzuar kërkesën e tij për t’ju bashkua grupit tonë. Asnjë deputet nuk mund t’i bashkohet grupit tonë parlamentar se do Gramoz Ruci që të mbajë kryetare Rudina Hajdarin. I bëj thirrje Ruçit që mos të fusë hundët në çështjet e grupit tonë parlament. Se vendos ai se kush ikën dhe kush vjen tek grupi jonë. Ne jemi në kuvend për të mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Grupi parlamentar i shprehim mbështetjen Rudina Hajdarit si kryetare e komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore. Duhet t’i tërheqë vëmendje se ajo është aty si përfaqësuese e opozitës parlamentare dhe jo si përfaqësuese Ad-Hoc e Gramoz Ruçit”- tha ai.