Kongresmenët amerikanë  Kim: Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri përtej krahëve politikë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimeve të bëra nga kongresmenët amerikanë në Selinë Blu dhe në kryeministri. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, diplomatja amerikane shprehet se takimi me Bashën dhe Ramën tregon se marrëdhëniet SHBA-Shqipëri shkojnë përtej krahëve politikë.

Po ashtu, Kim bën të ditur se ligjvënësit amerikanë nxitën progesin në zbatimin e ligjit duke nënvizuar se kjo do të tërheqë më shumë biznese dhe investime amerikane në vend.