Komisioni Hetimor, Alibeaj: Padisim dy bashki!  “Masakrëa Zgjedhore”, kush janë dëshmitarët: Nga Rama, SPAK-ut deri tek Bashkia e Tiranës 

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj njoftoi në mbledhjen e sotme se do të depozitojë kallëzim penal kundër dy bashkive, të Tiranës dhe të Vlorës, pasi sipas tij nuk kanë kthyer përgjigje për informacionin që iu kërkua për çështjen.

Nënkryetari i komisionit, socialisti Toni Gogu u shpreh se një pjesë e informacionit të kërkuar ka ardhur, duke theksuar: “Mos u panikoni, shteti është ngritur në këmbë”.

Debati Alibeaj-Gogu:
Enkelejd Alibeaj: “Bashkia Tiranë dhe Bashkia Vlorë nuk i janë përgjigjur detyrimit ligjor për të sjellë në komisionin hetimor për zgjedhjet dokumentet e kërkuara. Të dyja bashkive u është kërkuar të sjellin informacion për punësimet nga 1 Janar 2020-31 Prill 2021. Për Bashkinë Tiranë Ka edhe një kërkesë tjetër për të sjellë informacion për shpërblimin për tërmetin. Këto 2 bashki nuk kanë kthyer përgjigje. Megjithë njoftimet e ribëra 3 herë, nuk kanë sjellë pranë komisionit asnjë justifikim ligjor lidhur me mundësinë apo pamundësinë e tyre.
Ervin Salianji: Bindja e deputetit të PS nuk duhet të na bëjë ne që të tolerojmë në lidhje me ligjin. Bashkia e Tiranës ka resurse shumë të mëdha, kështu që nuk ka qenë pengesë kjo për moskthimin e përgjigjeve. Duhet vazhduar të bëjmë kallëzim per shpërdorim detyre. Po tentojnë të trajtojnë shtetin si pronë personale”

Toni Gogu: “Pretendimet e kolegëve hidhen poshtë nga moria e informacionit që ka mbërritur. Mos u panikoni, shteti është ngritur në këmbë sepse do të hetojë zgjedhjet”

Enkelejd Alibeaj: Jam dakord që duhet të kalojmë në pikat e tjera të rendit të ditës. Ne nuk mund të lëmë pas dore pikat e tjera të rendit të ditës. Ju kujtoj që miratimi i planit që kemi sot në rendin e ditës do të ishte i plotë vetëm në rastin kur veprimtarinë hetimore ta kemi të plotë, në bazë të ligjit. Nëse ka ardhur përgjigja nga 59 bashki, ministritë dhe 12 inspektorate dhe një sërë institucionesh të tjera, këtu ka diçka që nuk shkon për institucionet e tjera kanë kaluar tre javë. Ne duhet të reagojmë. Jo si komision. Por sa herë që vërehet një diferencë në rastin më të mirë të mos kthimit të përgjigjes, jo njëherë, por e treta herë. Njoftimi ka mbërritur në këto bashki dhe besoj se nuk ka asnjë lloj justifikimi ligjor për të pritur. Është detyrim ligjor për secilin anëtar për të reaguar. Në dy seancat e kaluara kam bërë paralajmërimin, jo kërcënim, thjeshtë sjellja në dijeni e sanksioneve që ka komisioni në dorë për të reaguar kur institucionet e tjera nuk përgjigjen. Në përfundim të kësaj mbledhje, për bashkinë Tiranë dhe Vlorë do të depozitohet kallëzimi penal për shpërdorim detyre”

Gjithashtu PD ka prezantuar planin e hetimit për “Masakrën Zgjedhore”. Brenda 1 muaji thirren dëshmitarët nga drejtuesit më të lartë të qeverisë, të SPAK-ut dhe Bashkisë së Tiranës.

LISTA me emrat e dëshmitarëve: