Klithma e te përndjekurës 72 vjeçare :Ndihmomëni ose me numëroni me viktimat e tërmetit

E sëmure rende me diabet 72 vjeçja Ajtanga Lubonja , e persekutuar politikë e komunizmit ka ngelur e izoluar ne banesën e saje qe është klasifikuar e pa banueshme edhe ne ditët me të forta të tërmetit. Ajo banon prej disa vitesh ne një nga godinat e Qytetit Studenti qe është dëmtuar keq nga Tërmeti . Nuk mund te largohet dot ng banesa se pari se nuk mundet pasi është shume e sëmure rende dhe siç thotë e dhe vete është e ngujuar ne dhomën e saje ku ka kalbur e vetme momentet e tmerrit te shkaktuar nga tërmeti . Ajo iu bën apel për ndihmë institucioneve shtetërore qe kane detyre kujdesin ndaj qytetarëve ne këtë situate te emergjencës kombëtare qe ose ta ndihmojnë ose ta numërojnë me viktimat e tërmetit .
Ja statusi i plote ne fb i Ajtanga Lubonja

“Jam Ajtanga Lubonja,e persekutuar politike,72 vjec e semuresa nuk mund te eci me,me nje pesion qesharak 160 mije leke,e strehuar prej 30 vjetësh ne konvikt godina 15 Q.Studenti !I bej apel Shtetit, qeveritareve majtas e djathtas…mos me mundoni me! Kam punuar shume për vendin tim…shpërblimi “denim me vdekje “në një godine qe rrezikon te shembet ne qofte se do kemi goditje te tjera! Asnjeri nuk ka trokitur ne derën tìme,i dëgjoj banoret qe ulërinë e dalin ne panik…unë ngelem e ngujuar ketu! Kaq e vështire e paskeni o Shtet te me jepni një shtëpi ku te ngrys ditët qe me kane ngelur! Ju politikane qe sot stivosni miljona mendoni se jeni betuar ti shërbeni vendit! Unë po pres, ose me shënoni ne numrin e viktimave!!! “