Kim :Në periudhën komuniste Amerika mbeti e palëkundur me qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë.

“30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, Yuri Kim: SHBA ka qenë gjithmonë e palëkundur në qëndrimin ndaj Shqipërisë,…

Ditën e sotme është zhvilluar ekspozita “Në emër të Amerikës” në Tiranë ku e pranishme ishte dhe ambasadorja Yuri Kim.

Kim tha në deklaratë për mediat se sot përkujtohet 30 vjetori I vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist, duke theksuar se edhe në momentin kur bota ishte në kolaps Amerika nuk u lëkund kurrë në qëndrimin e saj për vendin tonë.

Kim tha ndër të tjera se është një histori rri e gjallë dhe është në kujtim të gjithë burrave dhe grave që sakrifikuan jetën për lirinë e kombit.

“Historia e shqiptarëve dhe amerikanëve është unike dhe njerëzit bëjnë ndryshimin.

Vec 75 vjetorit te largimit të misionit amerikan sot shënohet dhe 30 vjetori I vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, në fund të luftës së parë botërore kur bota ishte në kolaps.

Wilson tha se Shqipëria është një komb dhe duhet të gëzojë të gjitha të drejtat si I tillë. SHBA nuk janë lëkundur kurrë nga ajo deklaratë, ju jeni partnerët tanë pavarësisht cdo lloj zhvillimi.

Në periudhën komuniste, vendi u izolua por Amerika mbeti e palëkundur me qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë. Ata sulmuan njerëzit që punonin për organizatat amerikane dhe I persekutonin duke I dërguar në kampe përqendrimi. Edukohuni për to, sepse unë e kam parë dhe është e pabesueshme.

Është histori e dinjitetit dhe rezistencës. Është një histori që rri e gjallë, besoj se dhe shumë prej jush kanë familjarë që mund t’I keni pasur të persekutuar gjatë asaj periudhe.

Në kujtim të grave dhe burrave të guximshëm, duhet t’I kujtojmë dhe tmerret që kanë përjetuar vetëm për të arritur lirinë.
Ajo që kemi sot mund të mos jetë e përsosur por ka ardhur përmes gjakut dhe jetës.

Është e cmuar dhe të gjithë duhet ta mbrojmë, jam shumë e lumtur që isha këtu sot për të parë ekspozitën“-u shpreh Kim.