Këshilltarët rilindas shpallin “marren” e vet “nderin” e tyre!!!

*Bislim AHMETAJ

Sot këshilltarët e majtë të një njësie zgjedhore i paskan dhënë titullin “Qytetarë Nderi” një vrasësi. Dhe jo një vrasësi të rëndomte por pikërisht atij që qëlloi me pesë plumba, me armën e shtetit, në ambjentet Parlamentit të Shqipërisë, kolegun deputet te opozites , Liderin e Dhjetorit, AZEM HAJDARIN.
Ky veprim i këshilltarëve “socialist” të Hasit nuk duhet të çudisë asnjë mendje normale në këtë vend absurd edhe pse krahinës së Hasit, qytetarëve të saj i ka hedhur baltë dhe e ka turpëruar si rrallë herë në histori e vet të mbushur me vepra krenarie. Them që nuk duhet të çudisë askënd pasi me votat e deputetëve socialist (dhe jo vetëm me to) është zgjedhur në krye të Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, njëriu që udhëhoqi operacionin policor për shtypjen e demostratave të 2 Prillit në Shkodër, njëriu që përgjaku qytetin e lirisë në vigjilje të zgjedhjeve të para pluraliste me vrasjen e katër “Martirëve të Demokracisë”. Kryetari i këtyre këshilltareve “rilindas” në Tiranë ka thirrur në kabinetin e tij dhe pikërisht në postin e Ministrit të Brendëshëm ish hetuesin e diktaturës dhe bashkëpunëtorin në krim e trafik ndërkombëtar droge të vëllait të tij, ka vendosur në postin e ministrit të Jashtëm djalin e anëtarit të Byrose politike dënuar nga gjykatat e vendit pas viteve 90 me 11 vite burg për genocide. Vet kryetari i këshilltareve socialist të Hasit dhe të gjithë “rilindasve” shqiptarë është i biri i ish anëtarit të Presidiumit të Kyvendit Popullor, I cili firmosi varjen e poetit disident Havzi Nela. Dhe jo në 44-ën, as në 48-ën, por në 88-ën kohë kur vendet e tjera të lindjes po çliroheshin nga mortaja e komunizmit i ati i kryeministrit të sotshëm të vendit tonë firmoste dënime me varje të kundërshtarëve të regjimit. Këshiltarët e vegjël socialist të Hasit janë thjeshtë një vegël frymore në orkestrën kriminale që dirigjohet nga Edi Rama. Vendimi i përfaqësueve të së majtës lokale të një zone tejet të përsekutuar nga regjimi komunist është helmi dhe vreri që Tirana zyrtare vjell mbi banorët e kësaj zone, është xehri luftës së klasave që Tirana zyrtare mbjell ndër këta banorë për të nxitur përçarjen dhe konfliktin mes tyre.
Ata, këshilltarët socialist verbtazi e kanë ngritur duart e tyre të mpira nga ideologjia ose ndonjë shukë paresh të ndotura nga droga për të shpallur turpin e Hasit “nder” të vetin. Vendimi i tyre nuk i zbeh aspak vlerat dhe meritat e çmuara të Azem Hajdarit, Atij vetëm I rritet shkëlqimi dhe I ndihet mungesa. Azemi edhe pse u përndoq, ju banë prita, atentate dhe u ekzekutua si kundërshtarë politik në memorien e shqiptareve u skalit si kampion I lirisë , si martirë I demokracisë, si hero i çeshtjes tonë kombëtare. Ndaj ky vendim absurd , jo ligjor, aspak etik e aq më pak zakonor për këtë zonë me tradita të shkëlqyera tregon që misioni i të majtës shqiptare për përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes nisur me 8 Nentor të 41-it akoma s’ka mbaruar. Ky vendim idiot e dashakeq tregon se sa e dobët është kultura demokratike dhe ligjore në vendin tonë, sa larg Europës jemi edhe pse kryeministri lehë çdo ditë me orë të tëra për të kundërtën. As te ekzistencializmi i Dostojevskit, as te absurdi i Kamysë nuk mund të gjeshë përgjigjen e sprovave idjote që e majta shqiptare po eksperimenton ndër shqiptarë. Mos i falë o Zot se e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë(!)
*Kryetar I Grupimit “DHJETOR ‘90”