Këshilli i Sigurisë Kombëtare- Basha dhe Ruçi angazhohen me detyra, Rama i kënaqur me opozitënn

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta thirri sot për herë të dytë Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën që po kalon vendi nga përhapja e pandemisë globale COVID-19.

Të pranishëm në këtë mbledhje e cial u zbvillua nëpërmjet një video-konference, Kryetari i Kuvendit, Sh.T.Z Gramoz Ruçi, Kryeministri Sh.T.Z Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se u diskutua vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Të pranishmit nga ana tjetër raportuan mbi situatën pandemike në vend dhe shprehën sugjerimet, opinionet dhe idetë e tyre.

Postimi i plotë

“Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

15 prill 2020

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u zhvillua sot, nëpërmjet një video-konference, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën që po kalon vendi nga përhapja e pandemisë globale COVID-19.

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Sh.T.Z Gramoz Ruçi, Kryeministri Sh.T.Z Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjës informuan për masat e marra për përballimin e krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, si dhe për menaxhimin e mëtejshëm të situatës.

Kryetari i Kuvendit z.Ruçi shprehu angazhimin për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.

Kryetari i Partisë Demokratike z.Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për ta tejkaluar këtë pandemi me pasoja sa më të lehta për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor”.

Rama i kenaqur

Kryeministri Edi Rama në një reagim në Twitter e ka cilësuar si të dobishme mbledhjen me presidentin Meta dhe kreun e PD-së Lulzim Bashën.

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe.”- shkruan Rama.