Kercenimi i ish ministrit te brendeshëm / Noka: Më 8 janar hyjmë dhe marrin selinë e PD

Deputeti dhe ish-ministri Brendshëm Flamur Noka i pyetur se nëse Lulzim Basha nuk ikën nga zyrat e PD-së më 5 janar, tha se demokratët do të mësyjnë në PD dhe do ta marrin selinë blu.

“Nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqesor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me Referendum. Selia e PD-së është shtëpia e demokratëve. Askush nuk mund ta mbaj peng këtë shtëpi, sepse demokratët janë pronarët e saj. Luli është peng dhe nuk mund të mbaj peng edhe selinë e demokratëve”, ka thënë Noka për “Koha Jonë”.