Këpucë dhe flamuj përpara Parlamentit, protestojnë të rinjtë 

 

LRI dhe FRPD po protestojnë sot përpara Parlamentit, me nje simbolikë të veçantë që tregon largimin e të rinjve dhe Shqiptarëve nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

Te rinjtë e forumeve kanë marrë me vete nga një palë kepucë të të rinjve të cilët janë larguar nga vendi dhe i kanë vendosur peërpara Parlamentit.

Kësaj simbolike i janë shtuar edhe flamujt e vendeve ku shqiptarët kanë emigruar më së shumti.

Por simbolika e kepucës tregon edhe shtypjen që kjo qeveri i ka bere të rinjve duke i vrare shpresën, duke mos i ofruar mundesi punësimi, arsimi cilesor dhe duke mos i garantuar një të ardhme të sigurtë në vendin e tyre.

Belind Këllici Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike është shprehur se pankarta gjigande “Ti Shqipëri që s’më jep nder më jep emrin mërgimtar’ që kanë në duar është tema e protestës se sotme.

“Të rinjë kanë humbur Shpresën. Ne kemi sjellë nga një palë këpucë të familjarëve tanë këtu që janë detyruar të largohen nga Shqipëria pasi i janë mohuar të gjitha të drejtat. Ftoj Policinë që të mos hedhë gaz kundrejt nesh, por dhe ata ta sjellin një palë këpucë kështu si ne, pasi jam i sigurtë që çdo shqiptar ka njerëz jashtë vendit pasi nuk u jepet e drejta e tyre këtu në Shqipëri.

Zoti Balla ka lidhje me trafikantët dhe ai do jetë subjekt i ligjit antimafia dhe do dënohet. Kjo kauzë bëhet për të ardhmen e vendit, për të ardhmen europiane. ” u shpreh Këlliçi.