Katastrofa ekonomike, dembeli i Stambollit Rama ia vë fajin Lulzim Bashës

Edi Rama ka thirrur sot gazetarët për të bërë një bashkëbisedim.
Ashtu edhe siç pritej, Rama e nisi fjalën e tij direkt me arritjet e ‘mëdha’ të qeverisjes së tij.
Për herë të parë, Rama pranoi se ekonomia është në rënie të madhe me një rritje prej vetëm 2.21 për qind.
Por edhe për këtë rënie ekonomike, Edi Rama i kishte gati fajtorët.
Fajtori i parë sipas tij është thatësira që ka përfshirë Shqipërinë prej muajsh.
Fakti që nuk kanë rënë reshje ka bërë që qeveria të mos shesë dot energji elektrike dhe kjo ka sjellë rënie ekonomike.
Fajtori i dytë sipas Ramës është opozita.
Sipas tij, fakti që opozita ka bërë punën e saj, ka sjellë rënien e ekonomisë në vend.
Pjesa tjetër e fjalimit të Edi Ramës është thjeshtë propagandë.